Ish-ambasadori Lauka komenton qëndrimin e Kurtit për dialogun Kosovë-Serbi: Të vlerësohen anët pozitive

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka tha për Euronews Albania se qëndrimet e kryeministrit, Albin Kurti në Bruksel ishin vetëm një pjesë shumë e vogël e tij dhe opozita duhet të kishte qenë më realiste, më objektive e kësisoj të vlerësonte thelbin e qëllimeve të Kurtit në Bruksel.

Sipas Laukës, duhej vlerësuar ky qëndrim si një qasje e re ndaj procesit të dialogut, proces i cili u kornizua nga Albin Kurti nga ana parimore.

“Dua të vlerësoj këto anë shumë pozitive të qëndrimit të Kurtit sepse për herë të parë kemi vendosjen e këtij procesi mbi baza parimore të qarta. Katër janë parimet që theksoi ai. Njohja e realitetit! Cilit realitet? Që Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Njohja e të vërtetës së konfliktit midis Kosovës dhe Serbisë! Kush është e vërteta e këtij konflikti? Serbia është agresore, Kosova është viktimë. Serbia kreu gjenocid, vrasje, përdhunime, Kosova i pësoi. Të dy palët janë të barabarta! Kosova nuk është çështje në proces por palë e barabartë me Serbinë dhe së fundi qëllimi i dialogut kush është? Përmirësimi i jetës së qytetarëve dhe jo imazhi ose avantazhet politike, diplomatike të këtij apo atij politikani! Për mua kjo ka jashtëzakonisht shumë rëndësi,” – u shpreh Lauka.

Sipas ambasadorit falë Kurtit, dialogu u konkretizua duke vënë në pah se viktima është Kosova dhe nuk ka më asgjë për të dhënë kundrejt Serbisë, ndërkohë që iu dha prioritet çështjeve sipas rëndësisë, duke filluar nga të gjeturit deri te dëmshpërblimet për dëmet e luftës.

Sa i takon ndryshimit të kufijve të Ballkanit, ambasadori Lauka i cilësoi si rrjedhje të qëllimshme të informacionit.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Etiketimet

Piktura e artistit spanjoll Pablo Picasso shitet në ankand për 103.4 mln dollarë

Një pikturë e realizuar nga Pablo Picasso u shit për 103.4 milionë dollarë gjatë një ankandi të zhvilluar në New York duke thyer të...

Trembëdhjetë të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në orët e fundit kanë humbur jetën 13 persona si pasojë e infektimit nga epidemia e COVID-19. Ministria e shëndetësisë ka...

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER