Katër humbje jete në Kosovë, situata epidemiologjike paraqitet e stabilizuar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Katër qytetarë të konfirmuar pozitivë me Covid-19 kanë humbur jetën në Kosovë. Të dhënat bëhen publike nga Institutit Kombëtar të Shëndeti Publik, i cili thekson se autoritetet kanë kryer mbi 2000 teste të dyshuara, nga të cilat 101 persona kanë rezultuar pozitivë.

Kryeqyteti i vendit, Prishtina, rezulton ndër qytetet me të prekura nga pasojat e COVID-19 pasi në raportet ditore renditet e para, si për numrin e viktimave ashtu dhe për të infektuarit.

Që nga fillimi i epidemisë në Kosovë 2187 persona kanë ndërruar jetë, kurse numri i rasteve aktive ka shkuar në rreth 8000.

“Numri total i rasteve pozitive është 105.636 raste nga 541.762 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.187 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 421 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 95.466 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.983”, njofton IKSHPK-ja.

Rastet pozitive janë nga komunat:

Prishtinë 33 raste, Gjilan 9 raste, Prizren 9 raste, Gjakovë 8 raste, Ferizaj 6 raste, Mitrovicë 6 raste, Fushë-Kosovë 5 raste, Obiliq 5 raste, Pejë 5 raste, Deçan 4 raste, Podujevë 4 raste, Lipjan 3 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Vushtrri.

Prej ditësh situata epidemiologjike në Kosovë raportohet e stabilizuar, pavarësisht se sfidë  kryesore për autoritetet është sigurimi i vaksinave të mjaftushme për të luftuar agresivitetin e epidemisë.

Etiketimet

Piktura e artistit spanjoll Pablo Picasso shitet në ankand për 103.4 mln dollarë

Një pikturë e realizuar nga Pablo Picasso u shit për 103.4 milionë dollarë gjatë një ankandi të zhvilluar në New York duke thyer të...

Trembëdhjetë të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në orët e fundit kanë humbur jetën 13 persona si pasojë e infektimit nga epidemia e COVID-19. Ministria e shëndetësisë ka...

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER