Kurti jep shenja për moszbatimin e marrëveshjes në Uashington

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë shenja se nuk do ta zbatojë marrëveshjen e Uashingtonit, edhe pse ditë më parë departamenti i shtetit Amerikan tha se administrata e re Biden mbështet të arriturat e zotimeve të 4 shtatorit të vitit të kaluar.

Kreu i ekzekutivit, vazhdon ta shohë këtë marrëveshje si një grumbull pikash, e jo marrëveshje merre ose lerë.

Këtë qëndrim të Kurtit, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri kërkon ta sqarojë në Kuvendin e Kosovës, pasi sipas tij, i pari i qeverisë shpesh herë i ka ndryshuar qëndrimet me ardhjen e tij në pushtet. Implementim të kësaj marrëveshje kërkon edhe anëtarja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Sahatçija, e cila thotë, se zotimet e Uashingtonit po mbështetën edhe nga administrata Biden.

Kosova dhe Serbia më 4 shtator të vitit 2020 kanë nënshkruar një dokument të zotimeve në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Të njëjtat, kryeministri Kurti sa ishte në opozitë i ka kritikuar, duke i quajtur të dëmshme.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Etiketimet

Trembëdhjetë të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në orët e fundit kanë humbur jetën 13 persona si pasojë e infektimit nga epidemia e COVID-19. Ministria e shëndetësisë ka...

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Rritet çmimi i karburanteve, nafta dhe benzina 5 lekë më shtrenjtë në tregun e pakicës

Në pikat e furnizimit me pakicë të karburanteve, këtë fundjavë është vënë re rritje të çmimit të naftës dhe benzinës. Nëse në fillim të javës...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER