Gjykata Speciale cakton seancën e radhës për ish-krerët e UÇK-së

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Javën e ardhshme, më 19 maj, në Gjykatën Speciale do të mbahet konferenca për ecurinë e çështjes në rastin e ish-presidentit Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.

Në kalendarin e Dhomave të Specializuara thuhet se konferenca do të mbahet më 19 maj, në orën 11:00.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi akuzohen se si drejtues të UÇK-së kishin kryer krime kundër njerëzimit gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Konkretisht Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë, ka ngritur akuza ndaj tyre për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasje, zhdukje me dhunë të personave, persekutim dhe tortura.

Një muaj më parë mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dorëzoi në Hagë, një ankesë ku kërkohet heqja e aktakuzës ndaj tij, pasi theksohet se ka “mungesë të juridiksionit”.

Mbrojtja gjithashtu thekson se Thaçit i janë shkelur të drejtat për një dëgjim të drejtë dhe të paanshëm publik si dhe për një gjykim të drejtë, brenda një kohe të arsyeshme.

 

 

 

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER