Kosovë, alarm nga dhuna në familje, 500 raste në 5 muajt e parë të 2021

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shifrat e rasteve të dhunës në familje, ku kryesisht të viktima janë gratë dhe fëmijët, në Kosovë vazhdojnë të jenë goxha alarmante.

Sipas një raporti të prokurorisë së shtetit, vetëm në muajt e parë të vitit 2021, janë regjistruar mbi 500 raste të dhunës në familje. Një rritje e tillë e konfirmon edhe zyra e UN Women në Kosovës.

Që puna me dhunuesit dhe rehabilitimin e tyre është lënë pas dore dhe duhet të trajtohet në të njëjtin nivel krahas ndihmës e mbrojtjes për viktimat e thotë edhe Basri Kastrati nga zyra për mbrojtje dhe ndihmë për viktimat.

Basri Kastrati nga zyra për mbrojtje dhe ndihmë për viktimat në zyrën e prokurorit të shtetit thotë se pavarësisht punës që bëhet, shifrat janë alarmante. Prandaj, sipas tij, parandalimi i kësaj dukurie nis që nga familja e shkolla ku edukohen fëmijët tanë.

Vlora Tuzi Nushi, shefe e zyrës së UN Women në Kosovë vlerëson se edhe informimi luan rol të rëndësishëm në uljen e numrit të rasteve dhe parandalimin e dhunës në përgjithësi.

Megjithatë, sipas një hulumtimi të Qendrës Kosovare për çështje gjinore, informimi tek qytetarët nuk mungon, por problemi qëndron tek mentaliteti.

Përfaqësuesit e institucioneve bien dakord se Kosova ka kornizë të mirë ligjore dhe mekanizma të duhur, por që duhet të bëhet më shumë në zbatimin e ligjeve, të përcaktohet më shumë buxhet për këto çështje dhe të veprohet më shpejt nga institucionet përkatëse, në mënyrë që kjo dukuri të jetë sa më pak e pranishme tek familjet kosovare.

Etiketimet

Balla mbledh kryesinë e Grupit Parlamentar të PS: Të zgjatet procesi i Vettingut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mblodhi paraditen e kësaj të hëne kryesinë e grupit. Euronews Albania mëson se në këtë mbledhje...

Akademia e Shkencave rekomandon dozën e tretë të vaksinës për të moshuarit

Akademia e Shkencave rekomandoi sot vaksinimin me një dozë të grup-moshave 12-18 vjeç dhe një dozë shtesë për grup-moshat mbi 60 vjeç si mënyrë...

Përfundon misioni ‘Inspiration 4’, rikthehet nga hapësira ekuipazhi i parë i civilëve

Ekuipazhi me civilë i “SpaceX” është rikthyer me sukses në Tokë pas tre ditëve udhëtim në hapësirë. Ekipi i “Inspiration 4” u ul në ujërat...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER