Kryeministri Albin Kurti tregon “përplasjen” me homologen serbe

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar publikisht para mediave se ka pasur një polemikë me kryeministren serbe, Ana Brnabić në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Tiranë.

Ai tha se kjo ka ndodhur për shkak se kryeministrja serbe nuk e pranonte që Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.

“Ka ekzistuar një lloj polemike le të themi për shkak se nuk dëshironte që të pranonte se Kosova është shteti i pavarur dhe sovran. Me këtë rast, unë theksove se Serbia do të duhej, që të shkëputje duke u distancuar nga regjimi i Sllobodan Millosheviçit dhe trashëgimi e tij, me qenë se nuk ka zgjidhje tjetër, përveçse të njihet pavarësia e Republikës së Kosovës”, tha ai.

Sa i përket bashkërendimit të veprimeve Kosovë-Shqipëri në raport me dialogun, z. Kurti thekson se të dyja shtetet nuk kanë qëndrime të ndryshme sa i takon politikës së jashtme dhe ky fakt shtoi ai nuk kërkon shumë mund, që të arrihet një koordinim i mirëfilltë.

“Kosova dhe Shqipëria nuk kanë nevojë për shumë mund që të jenë të koordinuara, sepse nuk kemi qëndrim të ndryshëm që të kemi nevojë për dialog me njëra tjetrën, Shqipëria dhe Kosova nuk shoh të kenë dallime sa ai përket politikës së jashtme” tha Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se nisma si Samiti për Ballkanin Perëndimor nuk ka më lidhje me “Minishengenin Rajonal”, një çështja kjo, e cila ka pasur interpretime të ndryshme në politikën shqiptare.

“Nuk ka më Minishengen, ka treg të përbashkët rajonal dhe këtë e ka marrë Procesi i Berlinit që do ta ketë takimin e radhës në gjysmën e parë të korrikut. Ajo iniciativa që për bindjen time ka qenë më shumë e lidhur me Novi Sadin se me Shengenin, sepse aty ka nisur. Tashmë është një çështje që trajtohet nga procesi i Berlinit me emër tjetër e me koordinata tjera, sidomos pas Samitit të Sofjes”, tha Kurti.

LEXONI GJITHASHTU: 

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER