Skënder Hyseni: Dialogu me Serbinë mund të përmbyllet brenda 2021

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Skënder Hyseni, ish-kryenegociatori i Kosovës në fazën e parë të dialogut me Serbinë, në një intervistë me gazetarin e Euronews Albania, Kosovë Gjoci, shprehet se procesi mund të përmbyllet edhe brenda këtij viti.

“Dialogu duhet të përmbyllet patjetër me njohje të ndërsjellë, përfundimi I këtij dialogu nuk duhet të lërë asnjë aspekt të konflikt mes Serbisë dhe Kosovë të pazgjidhur. Kemi momentin dhe nëse ne do të dimë ta shfrytëzojmë mund ta përmbyllim procesin Brenda këtij viti dhe nuk e shoh aspak të pamundur që Kosova dhe Serbia deri në fund të vitit të nënshkruajnë një marrëveshje përfundimtare”, theksoi z. Hyseni.

Por kjo sipas tij, kjo varet nga fakti nëse kryeministri Albin Kurti është i ndërgjegjshëm se duhen zbatuar marrëveshjet dhe porositë e SHBA. Gjithashtu sipas z. Hyseni, Kurti duhet të heqë dorë nga arroganca që ai dhe Vetëvendosje po tregojnë si në politikën e brendshme ashtu edhe në politikën e jashtme.

“Shpresoj dhe uroj shumë që qeveria e Kosovës ta kuptojë se sa e rëndësishme dhe e dobishme është për Kosovën që të vazhdohet aty ku ka mbetur, me atë kornizë të parimeve themelore që është shumë e qartë dhe të synohet harmonizimi i marrëveshjeje të përgjithshme që patjetër duhet të jetë dhe njohje reciproke”, deklaroi z. Hyseni.

Sipas ish-kryenegociatori nga takimi i 15 qershorit në Bruksel nuk pritet “asgjë spektakolare” pasi “efektivisht është vazhdim i dialogut që ka filluar në korrik të vitit të kaluar”. Z. Hyseni duke folur për takimin që ka pasur me z. Kurti thotë se i ka dhënë atij këshillat më të sinqerta se si duhet të trajtohet problemi me Serbinë dhe mbi cilat parime duhet të vazhdohet dialogu.

“Kosova duhet të tregojë seriozitet në marrëdhëniet ndërkombëtare nuk mund të trajtojë me mospërfillje marrëveshje e saj që i ka ratifikuar në Kuvend. Nuk funksionon kështu politika e jashtme e asnjë vendi, e sidomos politika e një vendi që ende nuk e ka përmbyllur statutin e vet”, shton ai.

Kosovës sipas z. Hyseni nuk i intereson që të zvarrisë dialogun pasi është vetëm ajo që e pëson keq. “Është në interesin jetik të Kosovës që ta mbyllë sa më parë këtë konflikt me Serbinë dhe të fokusohet në çështje të tjera madhore për konsolidimin e shtetit”, deklaron ai.

Sipas tij Kosova “nuk mund ta luajë pavarësinë totale në politikën e jashtme”. Ai theksoi se pakoja Ahtisari nuk është një marrëveshje ndërkombëtare por një raport për zgjidhjen e problemit të Kosovës. E njëjta gjë vlen edhe me Rambujenë, e cila është tërësisht e tejkaluar dhe nuk ka nevojë të zbatohet asgjë nga ajo marrëveshje. Ndërsa për rezolutën 1244, z. Hyseni tha se do të pushojë së ekzistuari vetëm atëherë kur të aprovohet një rezolutë e re në OKB ku do të konstatohet se misioni i UNMIK në Kosovë ka përfunduar.

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER