Dialogu me Serbinë, Albin Kurti paralajmëron takim me presidentin e Francës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë kësaj jave do të zhvillojë takimin e parë me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Kështu ka njoftuar Zyra e Kryeministrit pas një takimi që Kurti mbajti dje me këshilltaren politike për Ballkanin të presidentit francez, Isabelle Dumont dhe ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel.

Temë diskutimi ishte dialogu me Serbinë dhe përgatitja e takimit të parë me kreun e Elizesë, Emmanuel Macron.

Tre muaj më parë, presidenti francez i dërgoi një letër kryeministrit Albin Kurti, përmes së cilës përcolli edhe ftesën për vizitë zyrtare në Francë për të diskutuar për dialogun me Serbinë.

Macron ka deklaruar se Prishtina ka mbështetjen e Francës për të gjitha prioritetet në të mirë të qytetarëve dhe për afrimin e vendit me Evropën.

LEXONI GJITHASHTU: 

Etiketimet

Rusët zgjedhin sërish Putin, kritika për votim të detyruar dhe mbushje të kutive të votimit

Partia në pushtet ‘Rusia e Bashkuar’ ka festuar fitoren në zgjedhjet parlamentare. “Sot,  përfunduan zgjedhjet për parlamentin. Zgjedhje shumë të rëndësishme që do të përcaktojnë...

Gjermania drejt zgjedhjeve, tre kandidatët për kancelarë përballen në debatin e fundit televiziv

Përpara zgjedhjeve të 26 shtatorit, tre kandidatët që synojnë të pasojnë kancelaren Angela Merkel u përballën në debatin e tretë dhe të fundit televiziv....

5 të vdekur nga sulmi me armë në një universitet në Rusi

Një sulm me armë në një universitet në lindje të Rusisë la sot 5 të vdekur dhe 6 të plagosur. Ngjarja ndodhi në Universitetin e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER