Kosova rrezikon të humbë gjyqin 20 mln € me një kompani amerikane, paralajmëron ministrja e Ekonomisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministrja e Ekonomisë në Kosovë, Artanë Rizvanolli e quan projekt të vdekur termocentralin “Kosova e Re”, por që vendi rrezikon të paguajë 20 milionë euro për shkak se çështja është në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar.

Kompania amerikane “ContourGlobal”, cila u tërhoq nga ky projekt në dhjetor 2020, e paditi Kosovën në Arbitrazh për mosrespektim të kontratës. Rizvanolli tha se asnjëherë nuk ka pasur transparencë rreth termocentralit “Kosova e Re”, për specifikat dhe financimin e projektit.

“Ky është një projekt i vdekur por fatkeqësisht ky është një projekt për të cilin ne si shtet ka mundësi që do të vazhdojmë të paguajmë kosto, rasti është në Arbitrazh Ndërkombëtare, Avokati i Shtetit është duke përfaqësuar Kosovën në këtë rast dhe ka rrezik, unë shumë shpresoj që nuk do të ndodhë por ka rrezik që do të përfundojmë duke humbur miliona apo një përllogaritje është që do të jetë deri në 20 milionë në Arbitrazh për këtë projekt”, tha Rizvanolli.

Në vitin 2017, Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj nënshkroi marrëveshje me “ContourGlobal” për ndërtimin e këtij termocentrali me kapacitet 500 megavat e që të kushtonte 1.3 miliardë euro.

“Kosova e Re” duhej të fillonte së ndërtuari vitin e kaluar dhe të përfundonte pas tri vitesh. Mirëpo, në dhjetor 2020 “ContourGlobal” njoftoi tërheqjen nga ky projekt me arsyetimin se nuk do të ndërtojnë më projekte me thëngjill por kishin përmendur edhe ndryshimet që kishin ndodhur në Kosovë në atë kohë. Lëvizja Vetëvendosje ka qenë kundër këtij projekti.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Etiketimet

Sopranoja Ermonela Jaho: Në momentin që nuk do kem emocione, do ta lë këtë zanat

“Në momentin që nuk do kem emocione unë do ta lë këtë zanat”. Kështu u shpreh për Euronews Albania, sopranoja e njohur Ermonela Jaho...

‘Grusht shteti brenda partisë’, Bejko dhe Bumçi përplasen për përjashtimin e Berishës

Anëtari i kryesisë dhe i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aldo Bumçi dhe Roland Bejko debatuan në Euronews Albania sa i takon legjitimitetit të vendimit...

‘S’mund të jetojmë dot pa artin’, Ermonela Jaho tregon emocionet në Teatrin e Operas dhe Baletit

Sopranoja me famë botërore, Ermonela Jaho në një intervistë për Euronews Albania u shpreh se gjatë performancës së saj në Teatrin e Operas dhe...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER