Kurti: Vuçiçit i propozova deklaratë paqeje me 6 pika

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në përfundim të takimit me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ndërsa fliste për mediat kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë me dije se ka propozuar nënshkrimin e një marrëveshjeje paqeje mes dy vendeve.

Kryeministri i Kosovës ka zbuluar se marrëveshja e propozuar prej tij përmbante 6 pika por që është refuzuar nga pala serbe ende pa u parashtruar.

“Ajo u refuzua ende pa u lexuar, kjo dëshmon për mosgatishmërinë e tyre për marrëveshje”, tha Kurti.

Kryeministri i Kosovës ka shtuar se marrëveshja ishte e përgatitur nga ai dhe ishte e balancuar.

Gjithashtu, Albin Kurti tha se gjatë takimit nuk u pranua që të ketë një deklaratë të përbashkët sa i takon çështjes së personave të zhdukur gjatë luftës.

Kreu i qeverisë së Kosovës deklaroi se presidenti serb nuk pranoi që të përfshihej në tekst togfjalëshi “ballafaqim me të kaluarën”.

Kryeministri i Kosovës tha se kjo shihet si çështje personale nga Vuçiç duke iu referuar faktit se gjatë periudhës së luftës ka qenë pjesë e qeverisë së Millosheviçit.

Kurti gjithashtu bëri me dije se Andin Hoti, djali i Ukshin Hotit, është zgjedhur Kryetar i Delegacionit për bisedime  për çështjen e personave të humbur në dialogun Kosovë-Serbi.

Pas dy takimeve me tension, Kurti tha se do të ketë një takim tjetër në shtator dhe  nuk e sheh me optimizëm ecjen përpara të dialogut pasi sipas tij mungon vullneti nga pala serbe.

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Ulen tensionet Paris-Uashington, Franca rikthen ambasadorin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të rikthejë javën e ardhshme ambasadorin francez në Shtetet e Bashkuara. Vendimi u mor pas një bisede telefonike të...

Reciprociteti për targat serbe, profesori: Dy mesazhet që Kosova i përcolli Brukselit

Aplikimi i reciprocitetit të Kosovës për targat e automjeteve serbe ka prodhuar debate mes Prishtinës dhe Beogradit si dhe ka nxitur reagime nga Brukseli. Blerim...

Çollaku: Rama e ka masakruar Kosovën. Vodo: Ka promovuar interesat e Shqipërisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku dhe ekspertja e gjeopolitikës, Teuta Vodo janë përplasur mbi idenë e “Open Balkan”. Sipas Çollakut, Rama e ka dëmtuar...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER