“Asgjë nuk solli takimi me Kurtit dhe Vuçiç”, analistja Emini komenton takimin në Bruksel

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

“Asgjë nuk solli takimi me Kurtit dhe Vuçiç”. Kështu u shpreh në Euronews Albania analistja Donika Emini teksa komentoi takimin e djeshëm në Bruksel mes dy liderëve.

“Bashkimi Europian që nga 2018 nuk ka asnjë sukses në dialog. Për Lajçak, sukses është fakti që palët po takohen, palët po bien dakord për t’u takuar në nivel ekspertësh dhe takimi tjetër në nivel të lartë politik do të jetë në shtator. BE është e kënaqur me kaq”, u shpreh ajo.

Analistja theksoi se ky proces që ka gjasa të shtyhet deri në pjesën e dytë të vitit të ardhshëm.

“Një zgjidhje e problemit mes Kosovës dhe Serbisë nuk është ende afër dhe duhet punuar shumë në këtë drejtim”, shtoi ajo.

Znj. Emini analizoi edhe pozicionin e kryeministrit Kurti në këtë proces, ku tha se sukses i tij është “hedhja e topit” në fushën e Serbisë. Por, analistja nënvizoi se tani kemi një Kosovë të gatshme për të negociuar, që ka edhe kushtet e saj në këtë proces.

“Kurti ka për të mësuar shumë gjëra për dialogun. Koha dhe kjo zvarritja është një nga strategjitë që Kurti po e përdor në proces. Kërkesat e Kurtit janë kërkesa të papranueshme për Serbinë dhe kërkojnë shumë kohë”, deklaroi ajo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Sopranoja Ermonela Jaho: Në momentin që nuk do kem emocione, do ta lë këtë zanat

“Në momentin që nuk do kem emocione unë do ta lë këtë zanat”. Kështu u shpreh për Euronews Albania, sopranoja e njohur Ermonela Jaho...

‘Grusht shteti brenda partisë’, Bejko dhe Bumçi përplasen për përjashtimin e Berishës

Anëtari i kryesisë dhe i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aldo Bumçi dhe Roland Bejko debatuan në Euronews Albania sa i takon legjitimitetit të vendimit...

‘S’mund të jetojmë dot pa artin’, Ermonela Jaho tregon emocionet në Teatrin e Operas dhe Baletit

Sopranoja me famë botërore, Ermonela Jaho në një intervistë për Euronews Albania u shpreh se gjatë performancës së saj në Teatrin e Operas dhe...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER