Kuvendi i Kosovës hap dyert për t’u vizituar nga emigrantët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kuvendi i Kosovës ka hapur dyert për t’u vizituar nga emigrantet. Emigrantët që kanë shkuar për pushime në Prishtinë kanë pasur një vend më shumë për të shkuar. Disa prej vizitorëve në Kuvendin e Kosovës kanë shprehur edhe qëndrimet e tyre politike.

Që ditën e parë ka pasur interes për te parë arenën e debatit politik, ndaj emigrantë të shumtë mbërritën në ndërtesën e Parlamentit.

Disa vizitorë ndihen të nderuar, e të tjerë shfrytëzojnë rastin për kritikuar klasën politike. Të shumtë janë emigrantët që kërkojnë lehtësira në marrjen e dokumentacionit që u nevojitet.

“Tani do të rregulla disa dokumeta për vajzën dhe bashkëshorten, ishte një sportel u veçantë për diasporën dhe më thanë se nuk munden, ka tre muaj që nuk kanë materiale, letërnjoftime”, u shpreh një qytetar.

“Ka shumë radhë në kufij, është dëshpërim të presësh tetë orë në kufi”, tha një tjetër.

Ndër vërejtjet më të shpeshta qe ata kanë për deputetet është gjuha që këta të fundit përdorin në kuvend ndaj njeri tjetrit.

“Mesazhi im është që të jenë sa më të sjellshëm me njëri-tjetrin. Është e kuptueshme, politika i ka të vetat por Parlamenti duhet të jetë tempull i edukimit dhe demokracisë”, u shpreh një qytetar.

“Është një gjuhë pak e vrazhdë, duhet të jetë më e fortë në përmbajtje gjuha dhe më në favor të Kosovës”, tha një tjetër.

Përveç kërkesave, diaspora kosovare ka edhe porosi për ligjvënësit e shtetit e tyre amë. Asnjë deputet nuk doli për t’i pritur apo shoqëruar.

“Kam pritur që deputetët duhet t’i presin mërgimtarët,  t’u përgjigjen pyetjeve të tyre, të tregojnë më shumë përkujdesje dhe kujdes”, tha një qytetare.

Dyert e Kuvendit të Kosovës për diasporën do të jenë të hapura për tri dite.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

“Conference League”, Laçi e Prishtina kalojnë në fazën e tretë, eliminohen Partizani dhe Drita

Laçi e Prishtina ia dolën të kualifikohen për në fazën e tretë eliminatore të “Conference League”, ndërsa Partizani dhe Drita u eliminuan. Prishtina e siguroi...

Kalon ligji për shtetësi në RMV, iniciativë e partive shqiptare

Me 57 vota “Pro” dhe 32 “Kundër”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ligjin për shtetësi. Me ndryshimet në këtë ligj synohet të zgjidhet...

Armando Subashi mohon që deklarimet e Petro Koçit të jenë akuza ndaj tij

Akuzave të deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Petro Koçi për tenderët në bashkinë e Fierit, u është përgjigjur herë të parë kryetari i...














Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER