Vuçiç ndryshoi emrin e nismës, por qëllimi mbetet i njëjtë thotë ish-ministri i Kosovës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-ministri i Integrimeve Evropiane në Kosovë, Blerim Reka thotë se Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është detyruar që të ndryshojë emrin e nismës por qëllimi mbetet i njëjtë, shtrirjen e ndikimit në të gjithë rajonin.

Me këtë koment, Blerim Reka i reerohet ndryshimit të nismës “Mini-Schengen në “Open Ballkan”.

Sipas ish-ministrit gjithçka është një fasadë për krijimin e “Jugosllavisë së Madhe”, që Serbia e ka tentuar katër herë brenda një shekulli.

“Nga viti 2019, Beogradi u përpoq ta shes idenë për “Jugosllavinë Evropiane”, me një emër tjetër: “Mini-Shengen Ballkanik”, ama sërish nën hegjemoninë tregtare, ushtarake e politike serbe. Ndryshimi i emrit nuk ndryshoi përmbajtjen. Atëherë si shtet i sllavëve të jugut, sot si “integrim rajonal” me Shqipërinë plus”, shprehet ai.

Reka në një shënim në Facebook se nisma e parë ishte “krijimi i Jugosllavisë – pa jugosllavë, (por me sundimin serb) dështoi përkundër hyrjes së kroatëve dhe sllovenëve në mbretëri me mbretin serb”.

“Pas dështimit të asaj Jugosllavie të parë monarkike (1941) dhe të dytës komuniste (1991), dështoi edhe e treta Serbo-Malazeze (2006)”, shkruan ish-ministri.

Ish-ministri i Kosovës nënvizon se nisma përfshin shtete që kanë orientime të kundërta gjeostrategjike.

“Si mund të funksiononte një lidhje e tillë shtetesh, me orientime të kundërta gjeostrategjike? Me një Serbi anti-NATO dhe aleate ruse; me tri shtete anëtare të NATO-s dhe të katërtin me NATO-n brenda?”, thotë Reka.

Ish-ministri përmend iniciativa të kaluara rajonale që kanë dështuar si ishte ajo e vitit 2008 ndërmarrë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, ku vendet mbanin samite vjetore presidenciale.

Kurse në vitin 2011, Mali i Zi propozoi nismën “Western Balkans 6”, e më vonë edhe në Tiranë u paraqit “Beneluksi Ballkanik”. Por të gjitha ishin refuzuar nga Serbia, përfundon Blerim Reka.

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Lindita Nikolla për Ramën: Debate të forta pavarësisht bashkëpunimit maksimal

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla tregoi për Euronews Albania se me kryeministrin Rama pavarësisht bashkëpunimit maksimal kanë pasur dhe debate të forta. Ajo u shpreh...

Lindita Nikolla tregon pengun më të madh nga koha kur ishte ministre e Arsimit

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla tregoi për Euronews Albania se nga protesta e studentëve, i ka ngelur merak që nuk iu dha mundësia që...

‘PS të mos sillet si triumfatore’, Lindita Nikolla: Do jem avokate e mirë e opozitës

“Do jem një avokate e mirë e opozitës”. Kështu është shprehur për Euronews Albania, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, teksa shtoi se në çdo...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER