Demush Shasha: Kancelarja Merkel vendosi vijën e kuqe për shkëmbimin e territoreve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Demush Shasha, Drejtori i Institutit EPIK vlerësoi rolin që kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel ka luajtur në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë intervistës në Euronews Albania, z. Shasha thotë se Merkel është politikania, e cila vendosi vijën e kuqe kundër ndarjes së territoreve.

“Marrëdhëniet Kosovë-Serbi janë më normale se para dhjetë vitesh.  Në kuptimin e shkëmbimit të territoreve, ajo është ndoshta një pikë ku zonja Merkel ka qenë jashtëzakonisht e prerë. Dhe mund të them tani me atë çfarë kemi kuptuar se znj. Merkel ka qenë ndoshta personi i vetëm dhe kryesor, që i ka dalë në rrugë asaj iniciative dhe po të mos kishte qene ajo ndoshta sot mund të kishim realitet tjetër. Në këtë kuptim, ka qenë një vije e kuqe, të cilin ajo nuk e ka lejuar të kalohet asnjëherë”, tha ai.

Ideja për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë prodhoi debate në sferën politike në Ballkan, por edhe në Evropë. Kjo ide është cilësuar si e gabuar dhe e dëmshme për stabilitetin në këtë rajon.

Etiketimet

Reciprociteti për targat serbe, profesori: Dy mesazhet që Kosova i përcolli Brukselit

Aplikimi i reciprocitetit të Kosovës për targat e automjeteve serbe ka prodhuar debate mes Prishtinës dhe Beogradit si dhe ka nxitur reagime nga Brukseli. Blerim...

Çollaku: Rama e ka masakruar Kosovën. Vodo: Ka promovuar interesat e Shqipërisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku dhe ekspertja e gjeopolitikës, Teuta Vodo janë përplasur mbi idenë e “Open Balkan”. Sipas Çollakut, Rama e ka dëmtuar...

Agon Maliqi: Me rëndësi që Kurti dhe Rama të gjejnë gjuhën e përbashkët në këto momente

Analisti Agon Maliqi u shpreh se qeveria Kurti ka një mbështetje në opinionin publik pas nismës për të zbatuar reciprocitetin e targave me Serbinë,...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER