Kurti konfirmon për Euronews Albania se Kosova nuk merr pjesë në ‘Open Balkan’

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri Albin Kurti iu përgjigj pyetjes së Euronews Albania duke thënë se Kosova nuk do jetë pjesë e iniciativës “Open Balkan”.

“Kosova nuk do jetë pjesë e Open Balkan”, tha Kurti teksa iu përgjigj edhe deklaratave të kryeministrit Rama, i cili i bëri thirrje Kosovës të heqë dorë nga teoritë konspirative, duke shtuar se procesi i Berlinit nuk ka asnjë kontradiktë me “Open Balkan”.

Sipas Kurtit, Procesi i Berlinit është i nevojshëm dhe i mjaftueshëm për rrugëtimin evropian dhe s’ka nevojë për variante të reja.

“Nuk e di se për çfarë teori konsiparacioni? E keni pyetur se për cilën teori? Unë po ua tregoj qëndrimin tim që e thashë po aty dhe ky është që: Procesi i Berlinit është i nevojshëm por edhe i mjaftueshëm për rrugëtimin evropian dhe nuk ka nevojë për variante të tjera”, tha Kurti.

Shefi i qeverisë së Kosovës pohoi se iniciativat rajonale nuk mund të zhvillohen pa prezencën e BE-së.

“Iniciativat rajonale ne nuk besojmë të bëhen pa BE brenda. BE duhet të jetë aty. Dallimi mes Procesit të Berlinit edhe Open Balkan është që në të dytën s’e kemi BE. Dhe po ashtu duhet theksuar se Republika e Kosovës është një shtet i pavarur, për të cilin të gjithë ne duhet të angazhohemi për pozitën, që kemi dhe të kërkojmë njohjen e saj”, tha ai.

Ai tha se ndryshimi i Serbisë është kusht për të pasur raporte normale mes shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Për raporte normale në Ballkanin Perëndimor nuk duhet të ndryshojë Kosova, por Serbia. Nuk bën që trysnia të jetë mbi Kosovën, por mbi Serbinë, e cila mohon krimet dhe nuk njeh pavarësinë e Kosovës”,  tha Kurti.

LEXONI GJITHASHTU: 

Etiketimet

Reciprociteti për targat serbe, profesori: Dy mesazhet që Kosova i përcolli Brukselit

Aplikimi i reciprocitetit të Kosovës për targat e automjeteve serbe ka prodhuar debate mes Prishtinës dhe Beogradit si dhe ka nxitur reagime nga Brukseli. Blerim...

Çollaku: Rama e ka masakruar Kosovën. Vodo: Ka promovuar interesat e Shqipërisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku dhe ekspertja e gjeopolitikës, Teuta Vodo janë përplasur mbi idenë e “Open Balkan”. Sipas Çollakut, Rama e ka dëmtuar...

Agon Maliqi: Me rëndësi që Kurti dhe Rama të gjejnë gjuhën e përbashkët në këto momente

Analisti Agon Maliqi u shpreh se qeveria Kurti ka një mbështetje në opinionin publik pas nismës për të zbatuar reciprocitetin e targave me Serbinë,...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER