Vjosa Osmani në Berlin, kërkon ndihmë për vizat dhe njohjet e reja

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në ditën e parë të vizitës zyrtare në Gjermani, ka deklaruar se çdo ide tjetër që synon të jetë paralele me zgjerimin e BE-së dhe Procesin e Berlinit, duke minuar parimin e pjesëmarrjes së barabartë të shteteve të Ballkanit Perëndimor, nuk do të ketë mbështetjen e Kosovës.

Këto deklarata presidentja i bëri gjatë takimit në Berlin me homologun e saj gjerman, Frank Walter Steinmeier i cili e ka ftuar për një vizitë dy-ditore.

Presidentja Osmani gjatë takimit, ka kërkuar mbështetjen e Gjermanisë për njohje të reja, sikurse edhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Një tjetër prej pikave që dy homologët diskutuan, ishte edhe procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën.

Etiketimet

Ulen tensionet Paris-Uashington, Franca rikthen ambasadorin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të rikthejë javën e ardhshme ambasadorin francez në Shtetet e Bashkuara. Vendimi u mor pas një bisede telefonike të...

Reciprociteti për targat serbe, profesori: Dy mesazhet që Kosova i përcolli Brukselit

Aplikimi i reciprocitetit të Kosovës për targat e automjeteve serbe ka prodhuar debate mes Prishtinës dhe Beogradit si dhe ka nxitur reagime nga Brukseli. Blerim...

Çollaku: Rama e ka masakruar Kosovën. Vodo: Ka promovuar interesat e Shqipërisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku dhe ekspertja e gjeopolitikës, Teuta Vodo janë përplasur mbi idenë e “Open Balkan”. Sipas Çollakut, Rama e ka dëmtuar...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER