173 të infektuar me COVID-19 në Kosovë, 10 viktima

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Nga 5.798 testime për COVID-19 në Kosovë, 173 persona rezultuan pozitiv, duke e çuar në 9.764 numrin e rasteve aktive në vend.

Ministria e Shëndetësisë deklaroi se në 24 orë orët e fundit 10 qytetarë humbën jetën për shkak të sëmundjes.

“Sot janë shëruar 2.261 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 146.444,” – thuhej në njoftim.

Nga fillimi i procesit të vaksinimit deri më sot janë injektuar 1.167.006 doza të vaksinës anti-COVID, ndërkohë që në 24 orët e fundit janë injektuar 19.193 doza.

Sipas të dhënave të ministrisë 439.723 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë thirrje në njoftimin e saj të përditshëm që qytetarët të ruajnë higjenën, të mbajnë maskat dhe të respektojnë distancën për të frenuar përhapjen e COVID-19.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Etiketimet

Ambasadori austriak: Në aspekt teknik, negociatat mund të hapen në çdo moment

Ambasadori austriak në Tiranë, Christian Steiner deklaroi për Euronews Albania se negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të nisin shumë shpejt. “Në fillim...

Drejtori i Transportit Publik në Tiranë: S’do rritje të çmimit të abonesë dhe biletës

Drejtori i Transportit Publik në Tiranë, Enton Punavia deklaroi për Euronews Albania se nuk do të ketë rritje të çmimit të biletës apo abonesë...

“Mësova shqip për dy vjet”, ambasadori austriak: Shijoj mikpritjen shqiptare dhe ushqimin

Ambasadori austriak në Tiranë, Christian Steiner ka treguar për emisionin “Mirëmëngjes” se ka filluar të mësojë gjuhën shqipe dy vite më parë. Gjatë intervistës me...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER