BE thirrje Kosovës e Serbisë të ulin tensionet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

BE kërkon që Kosova dhe Serbia të ulin tensionet e shkallëzuara së fundmi nga “reciprociteti i targave”. Për këtë Brukseli ka angazhuar të dërguarin e posaçëm për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili pritet të flasë me udhëheqësit e dy vendeve.

Kjo u bë me dije nga zëdhënësi i BE-së për Politikë dhe Siguri të Jashtme, Peter Stano.

“Jemi duke vëzhguar situatën nga afër dhe dua të theksoj liria e lëvizjës është një kusht themelor i BE-së dhe këtë e presim edhe nga Kosova dhe Serbia që ta promovojnë atë. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen dhe të reduktojnë tensionet. Menjëherë dhe pa ndonjë vonesë,” – tha zëdhënësi i BE-së.

“Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tashmë ka arritur në Beograd dhe në takimin me presidentin Vuçiç, këtë pasdite, do ta adresojë situatën dhe pas disa orëve ai do të flasë edhe me lidershipin politik të Kosovës për të adresuar këtë çeshtje,” – vijoi Stano.

Kosova vendosi sot “reciprocitet” për sa i përket qarkullimit të automjeteve serbe në territorin e saj. Ajo i detyron serbët që kundrejt një tarife prej 5 euro të pajisen me targa të përkohshme të Kosovës gjatë kalimit apo qëndrimit në Kosovë.

Një politikë e ngjashme aplikohet nga Serbia për qytetarët nga Kosova.

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Gjendet i vdekur në apartament një çift në Golem

Një çift në Golem të Kavajës është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së shtunës. Burri M. J., 60 vjeç, banues në Golem  dhe...

Tensione mes Francës dhe Britanisë për emigrantët, zgjidhja e problemit ende larg

Në kampin ku kanë qëndruar 27 personat që pak ditë më parë u mbytën në kanalin e La Manshit janë të vështira. Që prej 2018-s,...

LSDM pa “Alternativë”, ende pa pakt me partinë shqiptare për koalicion

Në mbledhjen e Kryesisë Qendrore, partia opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut "Alternativa" ka autorizuar kryetarin Afrim Gashi që të vazhdojë bisedimet për t’u...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER