Kurti: Në bllokimet e Jarinjës dhe Bërnjakut po marrin pjesë njerëz me veprimtari kriminale

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka denoncuar me foto dy nga personat që janë përgjegjës për bllokimet e rrugëve në drejtim të vendkalimeve kufitare Jarinje dhe Bërnjak.

Përmes një postimi në Facebook Kurti shkruan se ata janë individë me veprimtari kriminale e pikëpamje ekstremiste.

Kryeministri i Kosovës përmend shtetasit malazeze Vladislav Dajković dhe Igor Braunović, të cilët sipas tij janë persona me prirje të theksuara ekstremiste proruse dhe proserbe dhe të njohur edhe më herët për veprimtarinë e tyre kriminale.

Reciprociteti për targat i vënë në zbatim nga qeveria Kurti solli trazira në veri të Kosovës mesnatës e së premtes, teksa disa shtetas serbë dogjën Qendrën e Regjistrimit në Zubin Potok dhe hodhën granata dore edhe në Qendrën e Regjistrimit në Zveçan, por që nuk arritën ta djegin.

Të shtunën gjatë një konference për mediat, kryeministri Kurti kritikoi presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, që sipas tij po inkurajon grupet kriminale në veri të Kosovës.

“Ftesës për bisedime nga Brukseli i jemi përgjigjur pozitivisht. Kemi treguar gatishmërinë tonë për dialog, por presidenti i Serbisë ka refuzuar dhe në vend të dialogut ka zgjedhur inkurajimin e grupeve kriminale në veri të Kosovës. Provokimet e tilla janë të tilla, sepse krimi, tensioni, frika, kanë qenë e vetmja formë e mbijetesës për ta në këto dy dekada”, tha ai.

Marrëveshja e reciprocitetit për targat, e ndërmarrë në Bruksel i detyron shoferët serbë, që kur të futen në Kosovë, të vendosin targat RKS dhe njëjta gjë vlen edhe për shoferët kosovarë që futen në territorin serb.

Mirëpo, Serbia nuk njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe si pasojë është kundër respektimit të kësaj marrëveshje, të zbatuar pak ditë më parë nga qeveria Kurti.

 

Etiketimet

LSDM pa “Alternativë”, ende pa pakt me partinë shqiptare për koalicion

Në mbledhjen e Kryesisë Qendrore, partia opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut "Alternativa" ka autorizuar kryetarin Afrim Gashi që të vazhdojë bisedimet për t’u...

8 viktima nga COVID-19, mbi 400 raste të reja në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri ka pasur 8 humbje jete dhe mbi 400 raste të reja me COVID-19. Viktimat janë dy qytetarë nga...

Mijëra qytetarë nderojnë 3 viktimat e sulmit me armë në Deçan

Mijëra qytetarë në Deçan kanë ndezur qirinj për tre personat që u vranë mbrëmjen e së premtes pas një sulmi me armë ndaj një...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER