KFOR-i vëzhgon nga afër gjendjen në veri të Kosovës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dhjetëra ushtarë të KFOR-it dhe dy automjete të tyre kanë ndaluar në fillim të barrikadave në drejtim të Jarinjës.

Ata po qëndrojnë aty, duke vëzhguar situatën dhe nuk dihet nëse janë pjesë e ndonjë plani për ndërhyrje.

Kosova Press raporton se një situatë e ngjashme është edhe në pikën tjetër kufitare në Bërnjak, ku dy automjete të KFOR-it janë vendosur atje.

Kryeministri Albin Kurti në konferencë me homologun shqiptar u shpreh se rruga më e mirë është që Kosova dhe Serbia të heqin targat e përkohshme.

“Nuk ia vlen të kemi targa të përkohshme edhe Republika e Kosovës edhe Republika e Serbisë, po i heqim ato të dyja palët”, tha Kurti.

Kurse kryeministri Rama tha se Kosova e ka fituar luftën. Ai shtoi se prezenca e avionëve serbë në afërsi të kufirit me Kosovën janë “veprime propagandistike”, që nuk mund të prodhojnë ndonjë rrezik për Kosovën.

“Kosova e ka fituar luftën. Lufta ka mbaruar. Ato avionët dhe helikopterët që vijnë vërdallë atje janë për ushqim propagandistik brenda Serbisë, por Kosovës nuk kanë çfarë i bëjnë fare”, tha kryeministria Rama.

LEXONI GJITHASHTU: 

Etiketimet

Ambasadori austriak: Në aspekt teknik, negociatat mund të hapen në çdo moment

Ambasadori austriak në Tiranë, Christian Steiner deklaroi për Euronews Albania se negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të nisin shumë shpejt. “Në fillim...

Drejtori i Transportit Publik në Tiranë: S’do rritje të çmimit të abonesë dhe biletës

Drejtori i Transportit Publik në Tiranë, Enton Punavia deklaroi për Euronews Albania se nuk do të ketë rritje të çmimit të biletës apo abonesë...

“Mësova shqip për dy vjet”, ambasadori austriak: Shijoj mikpritjen shqiptare dhe ushqimin

Ambasadori austriak në Tiranë, Christian Steiner ka treguar për emisionin “Mirëmëngjes” se ka filluar të mësojë gjuhën shqipe dy vite më parë. Gjatë intervistës me...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER