Nis viti i ri shkollor në Kosovë nën masa anti-COVID, kufizime edhe për restorantet dhe hotelet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kosovë, pas dy shtyrjeve të njëpasnjëshme, ka filluar viti i ri shkollor. Ministria e Arsimit kishte parashikuar që nxënësit të uleshin në banka më 1 shtator, por për shkak të rasteve të shtuara me COVID-19, fillimi i shkollës u shty për në 13 shtator dhe më pas më 27 shtator.

Ndërkohë, po për shkak të situatës COVID, në klasa nuk do të lejohen më shumë se 20 nxënës dhe nëse ky numër është më i madh, atëherë mësimi do zhvillohet me turne.

Po në kuadër të masave anti-COVID, me një vendim të qeverisë së Kosovës, duke filluar nga data 27 shtator, baret, restorantet, hotelet do të lejohen të shfrytëzojnë vetëm 50 % të hapësirës së brendshme dhe 70 % të hapësirës së jashtme. Ndërkohë që klientët nuk do të pranohen nëse nuk paraqesin certifikatën për marrjen e një ose dy doza vaksina apo një test të shpejtë, jo më të vjetër se 48 orë.

Për sa i përket orës policore, ajo nuk ka ndryshuar dhe kufizimi i lëvizjes mbetet i njëjtë nga ora 22.00 deri në orën 05.00.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Ambasadori austriak: Në aspekt teknik, negociatat mund të hapen në çdo moment

Ambasadori austriak në Tiranë, Christian Steiner deklaroi për Euronews Albania se negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të nisin shumë shpejt. “Në fillim...

Drejtori i Transportit Publik në Tiranë: S’do rritje të çmimit të abonesë dhe biletës

Drejtori i Transportit Publik në Tiranë, Enton Punavia deklaroi për Euronews Albania se nuk do të ketë rritje të çmimit të biletës apo abonesë...

“Mësova shqip për dy vjet”, ambasadori austriak: Shijoj mikpritjen shqiptare dhe ushqimin

Ambasadori austriak në Tiranë, Christian Steiner ka treguar për emisionin “Mirëmëngjes” se ka filluar të mësojë gjuhën shqipe dy vite më parë. Gjatë intervistës me...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER