Ministri i Brendshëm i Kosovës: Aksioni u iniciua nga një shërbim aleat

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla thotë se aksioni i policisë kundër kontrabandës zhvilluar në disa komunë përfshirë edhe në pjesën veriore është inicuar nga “një shërbim aleat”.

Ai tha se aksioni nuk i është drejtuar ndonjë komuniteti të caktuar, duke shtuar se të gjithë personat që janë pjesë e bandave kriminale do të përballen me ligjin. Ministri i Brendshëm bëri me dije se janë 8 zyrtarë të policisë të lënduar dhe ftoi organet që personat që i sulmuan të dalin para ligjit.

“Ky operacion nuk është i drejtuar kundër asnjë nacionaliteti, ky operacion është i drejtuar kundër kriminelëve që kanë kontrabanduar mallra ilegale në Kosovë. Prokurori i rastit është serb gjykatësi i procedurës paraprake është serb, pjesëtarët e reagimit të shpejt janë shumica janë serbe shumica e të arrestuarve janë shqiptarë por edhe të kërkuarve janë shqiptarë”, ka deklaruar Sveçla.

Ministri i Brendshëm në Kosovë shtoi se aksionet do të vazhdojnë dhe se veprimet po ndërmerren në koordinuar me bashkëpunëtorët ndërkombëtar.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti tha se për shkak të rezistencës nga qytetarët në veri, në tetë vende s’ka mundur të realizohet plotësisht operacioni. Ai deklaroi se ndaj policisë është shtënë me armë si dhe ka pasur hedhje të granatave të dorës, të tipit luftarak.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Ceno Klosi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve

Ceno Klosi është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve. Me vendim të Këshillit të Ministrave, Klosit i është besuar drejtimi i institucionit të Tatimeve. "Ceno...

Aksidentet në shesh xhirime ndër vite

Aktori i Hollivudit, Alec Baldwin, qëlloi për vdekje një kineast dhe plagosi një regjisor në sheshin e xhirimeve të filmit ‘Rust’. Por, nuk është...

Mungesë produktesh e rritjesh çmimesh, konsumatorët në SHBA të prekur nga inflacioni

Amerikanët janë kapluar nga çmimet në rritje që nga shpërthimi i COVID-19 në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, spiralja inflacioniste, së bashku me zinxhirët e bllokuar...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER