Tensione në veri të Kosovës, qytetarët serbë kundërshtojnë aksionin anti-kontrabandë të policisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Aksioni anti-kondrabandë i zhvilluar nga policia e Kosovës ka hasur në kundërshtinë e qytetarëve serbë në veri të vendit. Situata ka agravuar pas kontrolleve në disa farmaci serbe, ndërsa turmat e qytetarëve kanë sulmuar me mjete të forta policinë, ndërkohë që kanë djegur edhe një automjet me targa të Kosovës.

Policia ka përdorur gazin lotsjellës për te shpërndarë turmën. Nga përplasja mes qytetarëve dhe policisë, kanë mbetur disa persona te lënduar, mes të cilëve edhe 7 policë.

Ndërkohë, në prangat e policisë kanë përfunduar 8 persona dhe 5 të tjerë janë shpallur në kërkim. Aksioni anti-kontrabandë, është zhvilluar edhe në Prishtinë e Pejë, ku janë sekuestruar  mallra kryesisht ushqimore.

“Policia e Kosovës, në vazhdën e realizimit të objektivave strategjike për parandalim të veprave penale, konkretisht luftën e pa kompromis ndaj kontrabandës së mallrave, sot në orët e hershme të mëngjesit ka filluar realizimin e një operacioni policor i cili përfshinë disa lokacione të ndryshme, ku bëjnë pjesë katër rajone të Kosovës si Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugu dhe Mitrovicë Veri. Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me autoritetet kompetente do të vazhdojë realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj në nivel vendi, me qëllim të parandalimit të veprimtarive kriminale, parandalimit të kontrabandës së mallrave si dhe shkatërrimit të grupeve kriminale”, njoftoi më herët policia.

Ndëkohë, kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri nga ana e tij u ka bërë thirrje qytetarëve për gjakftohtësi.

 

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Tensione mes Francës dhe Britanisë për emigrantët, zgjidhja e problemit ende larg

Në kampin ku kanë qëndruar 27 personat që pak ditë më parë u mbytën në kanalin e La Manshit janë të vështira. Që prej 2018-s,...

LSDM pa “Alternativë”, ende pa pakt me partinë shqiptare për koalicion

Në mbledhjen e Kryesisë Qendrore, partia opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut "Alternativa" ka autorizuar kryetarin Afrim Gashi që të vazhdojë bisedimet për t’u...

8 viktima nga COVID-19, mbi 400 raste të reja në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri ka pasur 8 humbje jete dhe mbi 400 raste të reja me COVID-19. Viktimat janë dy qytetarë nga...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER