Kosova shpall ‘non grata’ dy zyrtarë rusë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka njoftuar se Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës sot ka nxjerrë vendimin për shpalljen e dy zyrtarëve të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë, si persona të padëshirueshëm dhe në të njëjtën kohën i ka njoftuar institucionet ligjzbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e tij.

Osmani ka njoftuar se gjatë kësaj jave ka kërkuar nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz t‘i shpallë persona non grata dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë, për shkak të aktivitetit të tyre të dëmshëm, i cili ka cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, raporton KosovaPress.

Osmani ka shkruar në Facebook se institucionet e Republikës së Kosovës janë të vendosura në luftën kundër ndikimit malinj të Federatës Ruse dhe satelitëve të saj në rajon, të cilët synojnë rrënimin e arritjeve tona dhe të SHBA-ve, NATO-s, dhe BE-së.

“Për këtë arsye do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me aleatët tanë amerikanë dhe evropianë për ta parandaluar tentimin që Kosova dhe rajoni ynë të jenë pre e ambicieve destablizuese të Federatës Ruse. I siguroj qytetarët e vendit se institucionet e Republikës së Kosovës nuk do të hezitojnë të veprojnë çdoherë kur cenohet siguria dhe rendi kushtetues në vend”, ka shkruar ajo.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Gjendet i vdekur në apartament një çift në Golem

Një çift në Golem të Kavajës është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së shtunës. Burri M. J., 60 vjeç, banues në Golem  dhe gruaja...

Tensione mes Francës dhe Britanisë për emigrantët, zgjidhja e problemit ende larg

Në kampin ku kanë qëndruar 27 personat që pak ditë më parë u mbytën në kanalin e La Manshit janë të vështira. Që prej 2018-s,...

LSDM pa “Alternativë”, ende pa pakt me partinë shqiptare për koalicion

Në mbledhjen e Kryesisë Qendrore, partia opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut "Alternativa" ka autorizuar kryetarin Afrim Gashi që të vazhdojë bisedimet për t’u...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER