Shënohen 12 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njoftoi se ka regjistruar 12 raste të reja me COVID-19, pas testimit të 1,559 personave.

Në 24 orët paraprake, po ashtu, janë shëruar 16 pacientë, ndërkohë raste aktive janë 323.

Ndërkaq, sa i përket vaksinimit kundër coronavirusit, në 24-orët e fundit janë dhënë 1,627 doza të vaksinës.

Kosova ka nisur fushatën e imunizimit kundër coronavirusit në fund të muajit mars. Të drejtë të vaksinimit kanë personat mbi 12 vjeç.

Deri më tani në Kosovë janë dhënë mbi 1.6 milion doza të vaksinës kundër koronavirusit dhe 759,134 persona janë imunizuar me të dyja dozat.

Në Kosovë jepen vaksinat e Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca dhe qytetarët kanë të drejtë të zgjedhin se cilën prej këtyre dy vaksinave duan të marrin.

 

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Mijëra qytetarë nderojnë tre viktimat e sulmit me armë në Deçan

Mijëra qytetarë në Deçan kanë ndezur qirinj për tre personat që u vranë mbrëmjen e së premtes pas një sulmi me armë ndaj një...

Festat e Nëntorit, kalendari i aktiviteteve që mund të ndiqni më 28-29 nëntor

Aktivitetet për fesat e Nëntorit kanë nisur që të premten në Tiranë, me ekspozita dhe diskutime për figurat e rëndësishme që kontribuuan në pavarësinë. Në...

“Konaku i Rrajcës” aktiviteti që ruan trashëgiminë folklorike të zonës

Me qëllim ruajtjen e traditave dhe kulturës të zonës, si dhe përcjelljen te brezat e rinj një grup artistësh nga Rrajca kanë organizuar "Konakun...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER