Në Kosovë numri i njerëzve që u infektuan me coronavirus në 24 orët e fundit ishte 720. Ky rezultat doli pas testimit të 4.785 mostrave.
Shkalla e pozitivitetit nga mostrat e marra është 15.04 për qind, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Në 24 orët e fundit është regjistruar një viktimë.
Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar edhe se 159 persona janë shëruar derisa 5.678 persona janë ende aktivë në coronavirus.
Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet kosovare kanë regjistruar mbi 163.000 raste të infektimit.
Prej tyre 2.995 persona kanë vdekur.
Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër coronavirusit në mars të vitit të kaluar.
Prej atëherë janë dhënë mbi 1.7 milion doza të vaksinës.
Qytetarët në Kosovë mund të marrin vaksina të kompanive: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.
Doza përforcuese e vaksinës mund të merret pas tre muajve të marrjes së dozës së dytë.