2020 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se nuk është shënuar asnjë viktimë nga virusi, ndërsa numri i rasteve aktive me COVID-19 ka shkuar në 7.266.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.348 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërkohë që prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.728.214 doza të vaksinës.