Zoran Zaev zgjidhet për herë të tretë në krye të LSDM-së

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është zgjedhur për herë të tretë në krye të Lidhjes Socialdemokrate (LSDM).

Në këto zgjedhje, z. Zaev ishte i vetëm në garë dhe anëtarët e partisë mund të votonin pro ose kundër tij.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të LSDM-së bëri të ditur se 90 për qind e anëtarëve aktivë të partisë morën pjesë në votime, të cilat zgjatën nga ora 8:00-19:00.

Nga 60 840 pjesëmarrës në zgjedhjen e kreut të LSDM-së, 888 prej tyre votuan kundër, kurse 249 vota ishin të pavlefshme. Anëtarët e partisë në pushtet votuan në 237 vendvotime në të 80 komunat në Maqedoninë Veriore, në përputhje me masat obliguese të Covid-19.

Pas konfirmimit në krye të partisë, Zoran Zaev theksoi se në katër vitet e ardhshme LSDM do të jetë “lokomotiva” që sipas tij do ta çojë përpara shoqërinë e Maqedonisë së Veriut.

“Unë ndiej një përgjegjësi dhe detyrim të madh për të justifikuar pritjet tuaja. Partitë e vërteta shtetndërtuese kanë një përgjegjësi dhe një detyrim për të promovuar demokracinë në radhët e tyre, por edhe në atdhe”  tha Zaev.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev drejton LSDM-në që nga viti 2013.

Etiketimet

Rama: Kemi siguruar mbi 1 milion vaksina kundër COVID-19

Në aeroportin “Nënë Tereza” kanë mbërritur sot 11 700 vaksina kundër COVID-19 të kompanisë Pfizer. Kryeministri Edi Rama shprehet se bashkë me këto doza deri...

Belind Këlliçi në “Raw Politics”: PD-ja do të hapet ndaj figurave të reja

Muajt e verës i gjejnë demokratët në një analizë të thelluar brenda vetes për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Deputeti i zgjedhur i Partisë...

Këlliçi: Basha s’garoi i vetëm, drejtuesit politikë dhe kandidatët aksionerë të rezultatit të 25 prillit

Partia Demokratike do të zhvillojë brenda strukturave të saj analizën për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 25 prillit. Kandidati i fitues për deputet, Belind...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER