Mjeku Selmani: Qeveria e RMV po fajëson qytetarët për dështimin e saj

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Genc Selmani, mjek në Maqedoninë e Veriut thotë se qeveria dështimin e saj në menaxhimin e pandemisë po përpiqet t’ia faturojë qytetarëve duke i fajësuar për mos respektimin e masave kufizuese.

“Të fajësosh popullatën se nuk ka respektuar masat, unë mendoj se është një arsye pa arsye e pushtetin në dështimin e menaxhimit të situatës së pandemisë dhe me sigurimin e vaksinave. Jemi shteti që kemi kryer më pak vaksina në rajon dhe po të mos ishte Serbia, akoma sot ne si mjekë do të ishin ende të pa vaksinuar”, deklaroi mjeku.

Gjatë javës së fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 8398 të infektuar me COVID-19 dhe 267 viktima. Genc Selmani thotë se RMV po kalon kulmin e valës së tretë të coronavirus ndërsa rekord i viktimave në një ditë u shënua më 3 mars ku pati 50 të vdekur.

Sipas mjekut Selmani, Maqedonia e Veriut ka dështuar në sigurimin e vaksinave dhe pavarësisht përpjekjeve nuk janë arritur as marrëveshje me firma kineze. Ai thotë se javën e ardhshme pritet të mbërrijnë doza nga COVAX dhe donacione por mbetet spektik.

Lexoni gjithashtu:

Maqedonia e Veriut shton masat kufizuese, mbyllen baret dhe restorantet për dy javë


Etiketimet

Mbi 100 qytetarë presin në aeroportin e Rinasit për të vijuar udhëtimet

Mbi 100 qytetarë janë duke pritur në ambientet e jashtme të aeroportit “Nënë Tereza” për të vijuar udhëtimet e tyre. Me çanta dhe valixhe, ata...

Rezultatet e sondazhit të katërt të Barometrit Politik në Euronews Albania

Sonte në emisionin Barometri Politik do të njiheni me rezultatet e fundit të dala nga sondazhi i katërt kombëtar, i realizuar nga kompania MRB...

Prokuroria ngre akuzë për tre kontrollorë të trafikut ajror, lihen të lirë të tjerët

Pasi qëndruan prej disa orësh në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, prokuroria ka ngritur zyrtarisht akuzë vetëm ndaj tre kontrollorëve të trafikut...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER