Banda e pasaportave, arrestohen 9 punonjës të Ministrisë së Brendshme në RMV

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një grup falsifikatorësh brenda radhëve të Ministrisë së Brendshme, është shkatërruar nga Policia e Maqedonisë së Veriut. 9 Persona janë vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim, si rezultat i një hetimi 2-vjeçar për falsifikimin dhe dhënien e pasaportave në mënyrë të paligjshme, për shtetas, kryesisht nën hetim.

Bëhet fjalë për persona të inkriminuar, të përfshirë në trafiqe, me rrezikshmëri të lartë, të cilët janë pajisur me pamorta maqedonase. Të dhënat e këtij operacioni, u bënë të ditura nga ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.

“Në fillim të vitit 2019, ka filluar hetim kriminal për personat e punësuar në shërbimet administrative të Ministrisë së Brendshme, si oficerë dhe kontrollues, të cilët lëshuan pasaporta të Maqedonisë për shtetas të huaj duke përdorur identitetin e dikujt tjetër, ndërsa para kësaj personat nuk kishin dokumente personale biometrike. Është vërtetuar se pasaportat u janë lëshuar pjesëtarë të grupeve kriminale ndërkombëtare, karteleve të drogës, respektivisht personave me rrezik të lartë dhe me urdhër arreste aktive”, tha Spasovski. 

Zyrtarët e Ministrisë së Brendshme kanë lëshuar 215 pasaporta për persona me rekorde kriminale të shteteve të huaja duke falsifikuar ose shfrytëzuar identitetin e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, që nuk posedojnë dokumente biometrike, pasi kështu nuk u binin në gjurmë. Hetimin dy vjeçar të policisë së Maqedonisë së Veriut e ka ndihmuar edhe ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe Interpoli. 

 


Etiketimet

Mbi 100 qytetarë presin në aeroportin e Rinasit për të vijuar udhëtimet

Mbi 100 qytetarë janë duke pritur në ambientet e jashtme të aeroportit “Nënë Tereza” për të vijuar udhëtimet e tyre. Me çanta dhe valixhe, ata...

Rezultatet e sondazhit të katërt të Barometrit Politik në Euronews Albania

Sonte në emisionin Barometri Politik do të njiheni me rezultatet e fundit të dala nga sondazhi i katërt kombëtar, i realizuar nga kompania MRB...

Prokuroria ngre akuzë për tre kontrollorë të trafikut ajror, lihen të lirë të tjerët

Pasi qëndruan prej disa orësh në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, prokuroria ka ngritur zyrtarisht akuzë vetëm ndaj tre kontrollorëve të trafikut...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER