Maqedonia e Veriut ka shënuar sot një tjetër rekord të zi, me 51 viktima në 24 orë si pasojë e virusit COVID-19.
Kjo është shifra më e lartë e rasteve fatale në një ditë, ndërsa më 3 mars pati 50 persona të vdekur brenda 24 orëve.
Që prej fillimit të pandemisë, vendi fqinj numëron 4 073 persona të vdekur, ndërsa një ditë më parë pati 45 humbje jete.
Maqedonia e Veriut po kalon aktualisht kulmin e valës së tretë të COVID-19. Ditën e fundit nga 4438 teste, janë regjistruar edhe 1302 raste të reja.
Aktualisht në Maqedoninë e Veriut ka 21 890 raste aktive. Që nga fillimi i pandemisë janë infektuar gjithsej 137.728 qytetarë.