Maqedonia e Veriut përkujton sot 20-vjetorin e përfundimit të luftës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Maqedonia e Veriut do të kujtojë sot 20-vjetorin e përfundimit të luftës. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, bashkë me zyrtar të qeverisë dhe deputetë do të zhvillojnë me këtë rast një vizitë në Likovë.

Konflikti i vitit 2001 në Maqedoninë e Veriut nisi për shkak se autoritet shtetërore refuzonin të plotësonin kërkesat e shqiptarëve për t’i dhënë fund diskriminimit ndaj tyre.

Pala shqiptare ka refuzuar që lufta të konsiderohej një konflikt ndëretnik dhe gjithashtu ekzistojnë dokumente se qëndrimi i tyre ka qenë kundër çdo nisme për ndarjen e territorit të Maqedonisë sipas përkatësisë etnike.

Konflikti i armatosur ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK-së) dhe Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë (ARM-së) filloi më 22 janar dhe përfundoi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit më 13 shtator 2001.

Marrëveshja kornizë e Ohrit ishte një marrëveshje politike mes liderëve të katër partive më të mëdha politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut: VMRO-DPMNE, LSDM, PDSH dhe PPD. Pakti u firmos në prani të dërguarve të posaçëm nga Bashkimi Evropian dhe SHBA.

Etiketimet

Trembëdhjetë të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në orët e fundit kanë humbur jetën 13 persona si pasojë e infektimit nga epidemia e COVID-19. Ministria e shëndetësisë ka...

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Rritet çmimi i karburanteve, nafta dhe benzina 5 lekë më shtrenjtë në tregun e pakicës

Në pikat e furnizimit me pakicë të karburanteve, këtë fundjavë është vënë re rritje të çmimit të naftës dhe benzinës. Nëse në fillim të javës...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER