Mjekët kritikojnë qeverinë në RMV për situatën epidemiologjike të COVID-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shifrat e të infektuarve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut kanë pësuar rënie të ndjeshme, por shqetësues mbetet numri i lartë i viktimave.

Vetëm në tri ditët e fundit kanë ndërruar jetë mbi 100 qytetarë të konfirmuar poztivë me coronavirus.

Mjeku Shaban Memeti e konfirmon faktin se ditët e fundit në RMV ka pasur një shtim të numrit të viktimave.

“Kemi raste të ulje të rasteve të pozitivitetit dhe si rezultat i kësaj kemi ulje të numrit të hospitalizimeve. Sa i takon vdekshmërisë gjatë kësaj periudhe ka qenë shumë e lartë”, tha ai.

Pavarësisht situatës aktuale, mjeku shtoi për Euronews Albania se spitalet kanë ende hapësirë për të shtruar pacientë, të cilët do kenë nevojë për ndihmë.

“Në RMV ka hapësira për të shtruar në spitale pacientët e prekur”, tha ai.

Nga ana tjetër, këtë të martë autoritetet kanë nisur vaksinimin masiv të popullatës, ndërsa numri i rasteve aktive është afërsisht 14 mijë persona.

Euronews Albania bisedoi me mjekun infektolog, Fadil Cana, i cili u shpreh skeptik për zotimet e qeverisë, ku ka lajmëruar se do të vaksinojë një pjesë të madhe të popullsisë brenda një kohë të shkurtër.

“Shpresojmë të jetë e vërtetë, pasi në disa raste kemi pasur deklarata në vendet e Ballkanit Perëndimor, me përjashtime flas disa shtete siç është Serbia dhe Shqipëria që po e bëjnë, te pjesa tjetër janë premtime boshe dhe nuk mund të zbatohen deri në fund”, tha ai.

Ai nuk kurse kritikat ndaj ekspertëve shëndetësorë në punën që kanë bërë në menaxhimin e situatës së epidemisë.

Nga fillimi i epidemisë në Maqedoninë e Veriut kanë ndërruar jetë 4961 persona, shumica e të cilëve me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Etiketimet

Ankimimi i PD-LSI për qarkun Berat, KAS vendos hapjen e kutive të votimit në disa QV

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ u mblodh sot për të marrë vendim lidhur me ankesat që PD dhe LSI kanë dërguar për...

Gjykata Speciale cakton seancën e radhës për ish-krerët e UÇK-së

Javën e ardhshme, më 19 maj, në Gjykatën Speciale do të mbahet konferenca për ecurinë e çështjes në rastin e ish-presidentit Thaçi dhe ish-krerëve...

Kakavijë, ndihmoi 7 emigrantë të paligjshëm të kalonin kufirin, arrestohet 21-vjeçari nga Bangladeshi

Policia në pikën kufitare në Kakavijës ka vënë në pranga një 21-vjeçar nga Bangladeshi me akuzën e  tentativës për dhënie ndihmë për kalim të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER