Trembëdhjetë të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në Maqedoninë e Veriut në orët e fundit kanë humbur jetën 13 persona si pasojë e infektimit nga epidemia e COVID-19.

Ministria e shëndetësisë ka bërë publike shifrat, ndërsa shton se në 24 orët e fundit janë kryer 4196 teste të dyshuara, prej të cilave 112 qytetarë janë konfirmuar të infektuar me coronavirus.

Një tregues tjetër, i cili shihet me shpresë nga autoritetet është numri i pacientëve të shëruarve. Sipas të dhënave, numrit total të atyre që kanë mposhtur coronavirusin i janë shtuar në orë e fundit edhe 2179 pacientë të rinj.

Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë bërë 753.923 testime në vend dhe shteti fqinj ka njohur një rritje të shpejtë të numrit të viktimave nga COVID-19.

Në Maqedoninë e Veriut në më shumë se një vit epidemi kanë humbur jetën 5.197 pacientë, ku shumica prej tyre siç bëjnë me dije institucionet shëndetësore kanë vuajtur nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER