Dhuna ndaj gazetarëve në RMV gjatë fushatës elektorale, edhe nga punonjës të shtetit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Tani që zgjedhjet lokale kanë përfunduar në Maqedoninë e Veriut dhe politikanët janë qetësuar, është radha e gazetarëve për të folur. Nuk kanë qenë të pakta rastet kur ata janë gjendur të dhunuar verbalisht apo fizikisht nga tensionet e shkaktuara gjatë fushatës.

Gazetarët Xhumadije Ibrahimi dhe Furkan Saliu, kanë qenë pre e sulmeve verbale nga politikanë, por edhe militantë partiakë.

“Në rastin tim është prekur emri, dinjiteti dhe puna ime si gazetare. Kjo ka qenë arsyeja që të reagojmë. Unë kam heshtur disa ditë sepse ishim në fushatë dhe kandidati që ishte i përfshirë në këtë rast ishte në fushatë për kryetar të Tetovës”, tregon Xhumadije Ibrahimi, gazetare e Klan.

Gazetarja e Euronews Albania, Ferikan Iljazi po ashtu ka qenë pre e sulmeve verbale nga policë dhe anëtarë të komisioneve zgjedhore në ditën e zgjedhjeve.

“Ajo që ndodhi gjatë fushatës zgjedhore, por edhe ditën e zgjedhjeve është shumë shqetësuese për ne gazetarët e Maqedonisë së Veriut, pasi këto incidente të vogla shumë shpejt mund të shndërrohen në sulme më të mëdha fizike. Për këtë shkak u detyruam që të alarmojmë në këtë mënyrë. Autoritetet sa më shpejt t’i zbardhin rastet dhe të japin shembull të dënueshmërisë së atyre që e marrin guximin të sulmojnë gazetarë”, thotë Ferikan Iljazi, gazetare e Euronews Albania.

Pandëshkueshmëria për sulmet ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias duket se është shkaku që dhuna verbale apo fizike përsëritet.

“Po hyjmë në fazën më nervoze të fushatës. Prandaj ju paralajmërojmë që doemos duhet ta ndaloni këtë trend të sulmeve. MPB dhe prokuroria të reagojnë dhe dëshmojnë se sulmi ndaj fjalës dhe mendimit të lirë nuk tolerohen. Pasi të mbarojnë zgjedhjet, ne gazetarët nuk do të rrimë në gjumë dhe të mendojmë se deri dje në zgjedhje ishte e lejuar gjithçka, ndërsa pas zgjedhjeve fillon demokracia”, shprehet Mlladen Çadikovski, kryetar i SHGM.

Shoqata e Gazetarëve tashmë ka nisur ankesa dhe reagime deri tek Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e policia për rastet e sulmeve verbale, ndërsa radhën e kanë institucionet për të dëshmuar se e duan fjalën e lirë.

 

 

 

 

 

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Tensione mes Francës dhe Britanisë për emigrantët, zgjidhja e problemit ende larg

Në kampin ku kanë qëndruar 27 personat që pak ditë më parë u mbytën në kanalin e La Manshit janë të vështira. Që prej 2018-s,...

LSDM pa “Alternativë”, ende pa pakt me partinë shqiptare për koalicion

Në mbledhjen e Kryesisë Qendrore, partia opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut "Alternativa" ka autorizuar kryetarin Afrim Gashi që të vazhdojë bisedimet për t’u...

8 viktima nga COVID-19, mbi 400 raste të reja në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri ka pasur 8 humbje jete dhe mbi 400 raste të reja me COVID-19. Viktimat janë dy qytetarë nga...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER