Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut po zhvillohet prej mesditës debati për zgjedhjen e qeverisë së re.
Përfaqësuesit e opozitës VMRO DPMNE deklarojnë se kabineti i ri nuk ka legjitimitet për të drejtuar vendin. sipas tyre, kryeministri i ri nuk është votuar nga qytetarët.
Një ditë më parë, i mandatuari për kryeministër, Dimitar Kovaçevski prezantoi programin e qeverisë. Ai tha se kabineti i tij do të zgjidhë krizën energjetike, si dhe mosmarrëveshjet me Bullgarinë.