UNICEF paralajmëron RMV për rreziqet e mësimit online: Një mbyllje tjetër do ishte katastrofë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Përfaqësia e UNICEF-it në Maqedoninë e Veriut ka reaguar kundër vendimit të Qeverisë për zgjatjen e pushimit mes dy semestrave. Sipas Patrizia Di Giovanni, përfaqësuese e UNICEF në Shkup, vendimi i Qeverisë ishte i panevojshëm, sepse infektimet tek nxënësit ishin të ulëta dhe mbrojtja në shkolla po funksiononte. Një valë e re mbylljesh, sipas saj, do të ishte katastrofike për nxënësit.

“Edhe një valë tjetër e mbylljes së shkollave do të ishte katastrofike për fëmijët. Përpara pandemisë COVID-19, Maqedonia e Veriut po përballej tashmë me një krizë në mësim, me më shumë se gjysmën e të gjithë 15-vjeçarëve në vend që nuk arrinin t’i përmbushin nivelet bazë të aftësive të leximit dhe matematikës”, tha Patrizia di Giovanni, përfaqësuese e UNICEF në Shkup.

Por, ministri i Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Jeton Shaqiri thotë se nuk bëhet fjalë për mbyllje të shkollave, por për vendim të përkohshëm për shkak të përhapjes së variantit Omicron në vend, por edhe gripit sezonal.

“Edhe qëndrimi i Shtabit të Krizës dhe Qeverisë nuk është që kjo të jetë zgjidhje afatgjate, por vetëm afatshkurtër. Prezenca e mësimit fizik është më produktiv dhe rezultatet  janë më të mira kur nxënësit janë në shkollë. Dhe këtë qëndrim të UNICEF-it, i cili thotë se ky vendim duhet të jetë vetëm vendim i përkohshëm, edhe ne e kemi sjellë vetëm si vendim i përkohshëm, sepse e kemi thënë edhe në komunikatë: viti i ri shkollor fillon me 1 shkurt me prezencë fizike”, deklaroi ministri Shaqiri.

Ministri i Arsimit siguroi se ditët e humbura do të zëvendësohen, me qëllim që viti shkollor të përfundojë në afatin e caktuar më 10 qershor.

Maqedonia e Veriut ka pasur mbylljen më të gjatë të shkollave në rajon, pasi shkollat në vend ishin të mbyllura për gjithsej 54 javë, krahasuar me mesataren prej 24 javësh në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore. Gjatë pandemisë mësimi është zhvilluar online, por shumica e mësuesve dhe prindërve janë ankuar për efikasitetin e mësimit pa prezencë fizike.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Zjarr në një apartament në Tiranë, asfiksohet një person

Një person është asfikuar nga zjarri në apartamentin e tij në kryeqytet. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes në rrugën "Memo Meto" në Tiranë  Sipas...

Putini mund të sulmojë Sllovakinë, paralajmëron kryeministri i saj

Kryeministri i Sllovakisë ka paralajmëruar se vendi i tij mund të jetë vendi i radhës nëse Rusia pushton me sukses Ukrainën. Gjatë një interviste për...

Rikthehet qarkullimi normal, 400 mijë të huaj erdhën në prill

1 milion të huaj kanë hyrë në Shqipëri, në 4 muajt e parë të vitit, ku bumi më i madh është shënuar në muajin...

TË FUNDIT

Sa i pranojnë shqiptarët besimet e ndryshme fetare?

85% e shqiptarëve ndajnë të njëjtin besim fetar me familjen e tyre. Vetëm një në dhjetë qytetarë shqiptarë besojnë në një fe tjetër nga...

Përsëritja e zgjedhjeve në Tërnoc, Meta fton shqiptarët të votojnë Kamberin

Presidenti Ilir Meta ka ftuar shqiptarët të votojnë kandiatin për deputet të Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberi nesër në zgjedhjet e përsëritura në Tërnoc. Përmes...