Risi

Një nga 10 yjet më të mëdhenj do të shpërthejë së shpejti

Nga:
Përditësimi i fundit: 14/02/2020 - 11:51
Text size Aa Aa

Nuk do të jetë ekzakt një Big Beng, por nuk do të jetë një shpërthim i vogël. 7 00 vite dritë lart, një diell gjigand do të vdesë.

I quajtur “Betelgeuse”, super gjigandi i kuq është në prag të fundit të jetës, sipas astronomëve dhe kjo mund të sjellë një shpërthim të madh.

Dielli është 1 mijë herë më i madh se sa dielli ynë, që do të thotë se shpërthimi mund të krijojë një spektakël drite dhe për njerëzit në Tokë.

“Është një yll shumë i madh, gati 20 herë më i madh se dielli. Për shkak se bërthama është shumë e nxehtë, gjithashtu është dhe më i gjerë se sa dielli. Kjo do të thotë se nëse Toka do të ishte në këtë sistem diellor, do të ishte gëlltitur prej tij”, shprehet Darryl Seligman, nga  Universiteti i Yale.

Dielli gjigand i djeg elementët më shpejt se sa dielljtë e rregullt dhe kjo do të thotë se jeta e tij është shumë më e shkurtër. Është vetëm 700 vite dritë larg dhe bëhet fjalë për një nga 10 yjet më të mëdhenj në qiell.