Risi

Qyteti i Bristolit zgjohet me një dhuratë të këndshme nga artisti urban

Përditësimi i fundit: 14/02/2020 - 09:22
Text size Aa Aa

Qyteti i Bristolit është zgjuar ditën e djeshme me një vepër të re arti urban, e artistit Banksi. Vepra u shfaq vetëm një ditë përpara festës së Shën Valentinit.

“Një surprizë shumë e këndshme. Unë po kaloja në këtë rrugë për shoping dhe ja tek është. Kështu që ndalova ta shoh pak, thjesht e mahnitshme!”, tregon një banore.

“Ne po punonim nga ana tjetër e rrugës kur dikush tha që ka një vepër të re të Banskit këtej, kështu që hoqëm dorë nga puna menjëherë për ta parë!”, thotë një tjetër banor.

Banski, identiteti i të cilit nuk njihet publikisht, nuk e ka konfirmuar nëse është një vepër e tij. Ai përdor shpesh platformën sociale të Instagramit për të marrë autorësinë e veprave, megjithëse për momentin agjenti tij ende nuk i është përgjigjur kërkesave të agjencisë Reuters për ta konfirmuar.

Vepra tregon një vajze me një shall në kokë, e cila mban një llastik në njërën dorë teksa duket sikur po lëshon diçka, e cila spërkatet në lule të kuqe në anën tjetër të murit. Veprat urbane të Banskit shpeshherë tërheqin vëmendje drejt problematikave sociale duke shtuar elemente të errët, skenave që përndryshe duken të gëzueshme.

 

[instagram_feed=]

Tregime të lidhura