English

Rreth Nesh

Euronews Albania është franchise i parë në historinë e familjes së madhe të Euronews Group, media informative Nr. 1 në Europë.

Euronews Albania transmeton në gjuhën shqipe dhe mbulon ngjarjet e interesat e shqiptarëve, në rajon e mbarë diasporën. Euronews Albania ndan të njëjtët vlera, standarde profesionale dhe filozofi me platformën mediatike ndërkombëtare Euronews Group.

Me një investim kurajoz dhe të pazakontë në rajon, si në teknologji ashtu edhe në burime njerëzore, Euronews Albania, synon të jetë pararojë e një revolucioni mediatik, i shumëkërkuar nga qytetarët dhe investitorët.

Në një vend si Shqipëria, ku qasjet ekstreme përjashtojnë gjithëpërfshirjen, Euronews Albania është i përkushtuar për të qenë marrësi e transmetuesi i një demokracie të shëndetshme, bazuar në fakte dhe argumente nga të gjithë palët.

Euronews Albania është shtëpia e të gjithë opinioneve, nga Shqipëria në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi e kudo ku jetojnë shqiptarë. Ne jemi zëri i çdokujt, përmes një platforme unike. Çdo ditë garantojmë një debat shumëngjyrësh, që ka për zemër interesat e publikut, të vetmit, të cilit i shërbejmë.

Misioni ynë

Euronews Albania fuqizon qytetarët shqiptarë duke transmetuar opinione e këndvështrime gjithëpërfshirëse. Ne nuk imponohemi. Ne i japim zë të gjithë aktorëve që plotësojnë mozaikun e së vërtetës.

Janë qytetarët ata, që zgjedhin të vërtetën e tyre!

Jemi krenarë që shqipja i është bashkuar gjuhëve të tjera të Euronews dhe transmeton 24 orë lajme e informacione. Euronews Albania, hedh gjithashtu themele të forta për gjigandin mediatik në rajon, pasi shërben si urë lidhëse në dialogun mes Europës dhe shqiptarëve. Ne mundësojmë që Europa të flasë shqip dhe zërat shqiptarë të dëgjohen në mbarë kontinentin europian e më gjerë.

Euronews Albania raporton lajmet në platformat tradicionale dhe ato dixhitale, për të garantuar një bashkëbisedim të shumëpritur, ku çdokush mund të përfshihet me besim dhe ku të gjithë do të përballen me parimet e palëkundura të gazetarisë bashkëkohore. Cilësia dhe standardet e pandeshura më parë në Shqipëri e rajon janë kryefjala e të përditshmes sonë dhe një risi për tregun mediatik shqiptar.

Si asnjë media tjetër, Euronews Albania me prani në të gjitha platformat dixhitale, duke qenë pioniere e gazetarisë së lëvizshme (mojo), siguron raportime nga çdo ngjarje, me shpejtësi, cilësi dhe standarde të larta profesionale.

Edicionet informative

Euronews Albania transmeton 24 orë lajme dhe informacion rreth aktualitetit në Shqipëri, rajon e më gjerë, me transmetime të drejpërdrejta të lajmit, në kohën kur ndodh.

Që prej orëve të para të mëngjesit e përgjatë gjithë 24 orëve në vazhdim, Euronews Albania transmeton 6 Edicione Informative “live”, në një format europian, dinamik, me lajme e informacion të detajuar, analizë të thelluar, të ftuar në studio dhe ekspertizë rreth çështjeve të ndryshme.

Korrespondentët e dedikuar në të gjithë Shqipërinë, Kosovë, Maqedoni e Veriut e Bruksel, sigurojnë mbulim të plotë të ngjarjeve më të rëndësishme në vend, Rajon dhe BE.

Gërshetimi i eksperiencës së më të mirëve në fushën e gazetarisë me entuziazmin e brezit të ri, të cilët punojnë me teknologjinë e fjalës së fundit, kanë sjellë në tregun mediatik në Shqipëri një model dhe standard të ri të gazetarisë. Redaksia jonë dixhitale, mundëson përmes MOJO dhe #KUBI, të jemi pionierë të lajmit multimedial, që i përgjigjet në cilësi dhe standard epokës dixhitale.

Programacioni

Nga nisja e transmetimit, Euronews Albania transmeton një larmi programesh, nga prodhimet origjinale deri te prodhimet e pasura të gjigandit mediatik Euronews World.

Tematikat politike, ekomomike e ato sociale, emisionet investigative ato kulturore, historike apo mbi teknologjinë e fundit, pasurojnë çdo ditë programacionin e ekranit bashkëkohor të Euronews Albania.

Euronews është kanali kryesor evropian i lajmeve ndërkombëtare

Ne sigurojmë lajme të pavarura, pa favorizime apo paragjykime që nga themelimi ynë në Lion të Francës më 1993. Sot kemi mbërritur në plot 400 milionë shtëpi përgjatë 160 shteteve dhe jemi kanali televiziv i lajmeve më i shikuar në mbarë kontinentin evropian.

Me një ekip prej 500 gazetarësh nga 30 kombësi të ndryshme, 15 gjuhët e Euronews mbulojnë lajme nga çdo cep i botës 24 orë në 7 ditë të javës dhe me një rrjet korrespondentësh në qytetet më të mëdha evropiane, duke përfshirë Berlinin, Londrën, Moskën, Parisin dhe Romën.

 

Euronews SA
25 Shareholders

Media Globe Networks (88%), public broadcasters and local authorities (12%): CT (Czech Republic), CyBC (Cyprus), ENTV (Algeria), ERT (Greece), TT (Tunisia), NMA (Egypt), France Télévisions (France), PBCU (Ukraine), PBS (Malta), RAI (Italy), RTBF (Belgium), RTE (Ireland), RTP (Portugal), RTR (Russia), RTVSLO (Slovenia), SNRT (Morocco), SSR (Switzerland), TVR (Romania), TV4 (Sweden), YLE (Finland), Métropole de Lyon, Département du Rhône, Région Auvergne-Rhône-Alpes, ADMIC (Abu Dhabi).