Shëndeti

5 këshilla nga psikologët: Si t'i mbijetojmë karantinës

Përditësimi i fundit: 20/03/2020 - 20:37
Text size Aa Aa

“Këto janë javët kritike”, thotë Ciara Kelly, doktoreshë dhe prezantuese e një emisioni radiofonik. “Ndërkohë që nuk kemi  ilaçet antivirale dhe vaksinat, këto janë javët kritike”.

E ndërsa rastet e COVID-19 shtohen në gjithë kontinentin, shumë vende duke përfshirë Francën, Spanjën, Italinë dhe Shqipërinë janë në gjendje karantine.

Euronews ka folur me ekspertë të disa fushave. Këto janë këshillat e tyre sesi të përballojmë pandeminë e COVID-19.

Përkujdesja e shëndetit mendor: çfarë thonë psikologët

“Njerëzit janë duke bërë shumë gjëra jashtë të zakonshmes së tyre” thotë Dr. Christopher Hand, pedagog i psikologjisë në Universitetin e Kaledonias në Glasgou për Euronews.

“Është një kohë shumë e vështirë, veçanërisht për familjet që kanë fëmijë ose të moshuar për të cilët duhet të përkujdesen dhe pasiguria e shkaktuar nga gjendja në të cilën ndodhemi, sigurisht që nuk ndihmon aspak”.

Thënë kjo, Dr. Hand ka disa këshilla:

1. Ndërtoni një rutinë:

Kohërat që po jetojmë po konsiderohen si kohë të paprecedente, por Dr. Hand thotë se krijimi i “një normaleje të re” apo i një rutine, është çelësi. “Edhe pse mund të jetë tunduese që të qëndroni gjithë ditën në shtrat, ngritja nga shtrati, larja e fytyrës, ngrënia e mëngjesit dhe krijimi i një kornize dhe plani për ditën është me të vërtetë jetik.”

2. Linjat e gjelbra për shëndetin mendor janë gjithmonë të hapura për ju

Kur jemi duke kërkuar për ndihmë gjatë kohës së pandemisë, linjat e gjelbra janë gjithmonë të gatshme, na kujton Dr. Hand. “Është shumë e rëndësishme që njerëzit të mos harrojnë që ka sisteme që ndodhen aty vetëm për ta.”

Kur kërkojmë për ndihmë në internet, e rëndësishmja është që të njohim burimet e duhura. “Është shumë e rëndësishme që njerëzit t’i marrin informacionet nga burime të sakta, vlen të përmendet Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila jep disa këshilla shumë të mira se si njerëzit të kujdesen për veten dhe të dashurit e tyre.”

3. Shmangni mbingarkesën e informacionit

Të pasurit shkëputje të herëpashershme nga përditësimi i lajmeve ju bën mirë, sugjeron Dr. Hand.

“Do të ishte ide e mirë që të planifikoni se kur do të shihni lajmet, duke u kthyer në stilin tradicional të parit të lajmeve në orën 6 ose 9 në mbrëmje, kundrejt ciklit 24 orësh.”

4. Mos shmangni aktivitetet fizike

Dr. Hand thotë se është e rëndësishme rutina e ushtrimeve fizike duke theksuar se është jetike për shëndetin tonë mendor.

5. Mos humbni kontaktet me njerëzit

“Nuk ka rëndësi nëse e bëni përmes aplikacioneve si Whatsapp , Skype apo Facetime, e rëndësishme është të ruani kontaktet me të afërmit dhe miqtë tuaj.”

Lexoni gjithashtu:

Coronavirus: Mjedisi falenderon njerëzimin në karantinë

Kulturë në kushtet e izolimit: Si mund të vizitoni muzetë botërorë nga shtëpia juaj

Tregime të lidhura