Shëndeti

Ministria e Shëndetësisë së Italisë hedh poshtë pretendimet se alkooli “rrit imunitetin”

Përditësimi i fundit: 29/04/2020 - 15:40
Text size Aa Aa

Ministria e Shëndetësisë së Italisë ka hedhur poshtë pretendimet se alkooli mund të përdoret si një mënyrë “për të rritur imunitetin”.

 “Konsumimi i alkoolit nuk të mbron nga COVID-19 dhe nuk parandalon infektimin me coronavirusin e ri”, thuhej në deklaratën e tyre.

“Përkundrazi, rreziku i infektimit është më i madh sepse alkooli e dobëson sistemin e imunitetit ndaj redukton aftësinë e trupit për t’u përballur me sëmundjen” thuhej më  tej.

Po ashtu organi shëndetësor ka përgënjeshtruar edhe mite të tjera gjatë kësaj jave, ku janë shprehur kundër përdorimit të tharëseve të flokëve si një mënyrë për të eliminuar virusin.

“Thithja e ajrit të nxehtë nga tharëset e flokëve nuk ju mbron nga infektimi. Temperatura e ajrit të nxehtë që del nga tharëset e flokëve nuk arrin në lartësinë e duhur sa për ta vrarë virusin”, sqaruan autoritetet shëndetësore.

 

Lexoni gjithashtu:

COVID-19 dhe duhanpirja: Çfarë thotë OBSH?

OBSH: Pirja e alkoolit nuk vret COVID-19, por rrit rrezikun e dhunës gjatë izolimit

Radhë për pije alkoolike para se t’u ndalohet shitja

 

Tregime të lidhura