Shëndeti

A do të kenë të gjithë qasje ndaj vaksinës së coronavirus apo vetëm një pakicë të privilegjuarish?

Përditësimi i fundit: 05/05/2020 - 14:43
Text size Aa Aa

Në 2016, Dr Peter Hotez dhe ekipi i tij po punonin për gjetjen e një vaksinë kundër coronavirus në Teksas. Hapi që iu kishte mbetur ishte testimi tek njerëzit, por atij iu desh të tërhiqej për mungesë fondesh dhe interesi nga autoritetet përkatëse.

Këtë mars, Hotez, drejtuesi i Qendrës për Zhvillimin e Vaksinave në Spitalin e Fëmijëve të Teksasit dhe Dekani i Shkollës së Mjekësisë Tropikale në Hjuston, dëshmoi përpara Dhomës së Komisionit të Shkencave në Shtetet e Bashkuara.

Vaksina e krijuar nga ekipi i tij ishte në kundërpërgjigje të shpërthimit të SARS, rreth një dekadë më parë.

“Kanë kaluar 20 vjet që nga shpërthimi i epidemisë SARS, megjithatë industritë farmaceutike nuk e kanë marrë në konsideratë që sëmundjet infektive janë çështje me prioritet sepse nuk janë aq fitimprurëse sa sëmundjet kronike”, thotë për Euronews Massimo Florio, pedagog i ekonomisë publike në Universitetin e Milanos.

[
cite_header=E kishim vaksinën gati por askush nuk ishte i interesuar
cite_author=Dr Peter Hotez
cite_description=Drejtuesi i Qendrës për Zhvillimin e Vaksinave në Spitalin e Fëmijëve të Teksasit
]

Rreziku i pabarazisë ndaj qasjes së trajtimit të COVID-19

Në 15 prill, mbi 20 organizata i dërguan qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar një letër për t’i kërkuar që vaksina ose trajtimi ndaj COVID-19, i arritur përmes fondeve publike, të bëhej i qasshëm për të gjithë.

“Pa një garanci të tillë, ekziston rreziku i një pabarazie të thellë globale në qasjen e teknologjive të reja ndaj COVID-19, ashtu siç kemi parë gjatë gripit H1N1 në 2009, ku shtetet më të pasura nxituan të blinin të parat shumicën e vaksinave”, thuhej në letër.

“Në këto momente, po përballemi me një pandemi globale ndaj dhe përgjigja duhet të jetë e tillë. Ky është momenti që të sqarojmë kushtet për sa i përket fondeve publike”.

Tregime të lidhura