Shock

''Rama vëlla apo vasal i Erdogan?'', ku ndahen Andi Bushati dhe Baton Haxhiu

Përditësimi i fundit: 06/01/2021 - 20:27
Text size Aa Aa

Gazetarët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu kanë mendime diametralisht të kundërta mbi vizitën e Kryeministrit Edi Rama në Turqi. Z. Haxhiu foli për një vizitë “pompoze” kurse nga ana tjetër z. Bushati tha se ishte “vasalizim”.

Andi Bushati ishte edhe më i ashpër në qëndrimin e tij kur theksoi se vizita ishte “përkëdhelje e sedrës së Edi Ramës” në një kohë kur në fakt duhet të flisnim për përfitimet që ka Shqipëria dhe shqiptarët.

“Përtej lidhjes okulte Rama-Erdogan po rrezikohemi nga një erdoganizim i Shqipërisë”, deklaroi z. Bushati.

Ndërsa Baton Haxhiu pasi i cilësoi nderimet që iu bënë Ramës si “respekt”, foli dhe për ngjarje që priten të ndodhin së shpejti.

“Ajo që pamë nga kjo vizitë është respekti. Do të jetë dhe një vizitë tjetër që do të jetë më e madhe. Po më datën 18 çfarëdo të bëhet në Tiranë vasal i kujt do të jetë? Tirana do të vihet në qendër në pikën më të lartë të historisë diplomatike ku vendosën çështje shumë të rëndësishme. Ajo që do të ndodhë ditën e nesërme do e shohim që edhe fjala vasal dhe fjala erdoganizëm do të jetë ato që nuk i qëndrojnë”, u shpreh z. Haxhiu.

Andi Bushati tha se me afrimin e Ramës me Erdoganin, Shqipëria ka shfaqur shenja antiperëndimore. Sipas tij “Edi Rama i ka hapur dyert Erdoganit për ta përdorur fenë si instrument politik”.

“Shenja vasalizmi të theksuara që nuk kanë ndodhur kurrë në Shqipëri. Janë shenja antiperëndimore”, tha ai.

Baton Haxhiu kundërshtoi duke thënë se, në deklaratën për media ishte Erdogan që tha se jemi pajtuar që organizata guleniste është terroriste, por Rama nuk e deklaroi një gjë të tillë.

 

Ndiqni intervistën e plotë: