Shock

Rama kundër Trump në 2016, Haxhiu: I jap të drejtë intelektualit Rama, por jo kryeministrit. Bushati: Hipokrizi!

Përditësimi i fundit: 12/01/2021 - 20:14
Text size Aa Aa

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shprehu rezerva të forta në 2016 për kandidatin republikan Donald Trump, i cili sfidonte në zgjedhjet presidenciale të 8 nëntorit Hillary Clinton për drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.

Ai e quajti kandidaturën e Trump një “turp për njerëzimin”, por pavarësisht këtij kundërshtimi të z. Rama, amerikanët bënë zgjedhjen e tyre dhe Trump u  caktua të shërbente në krye të ShBA si presidenti i 45-të i vendit.

Ky qëndrimi i kryeministri Rama ishte një nga temat e diskutuara sot në emisionin “Shock” në Euronews Albania. Analisti Baton Haxhiu u shpreh se e mbështet këtë deklaratë kur Ramën e klasifikon si intelektual i vendit, por jo si kryeministër të Shqipërisë.

“I jap të drejtë intelektualit Edi Rama, por nuk i jap të drejtë kryeministrit Edi Rama për arsye se Edi Rama si intelektual mund ta përfaqësojë idenë dhe qëndrimin e tij dhe mendoj se në emisionin tim ka folur si njëri, i cili i takon një mjedisi që mund ta shpreh idenë i lirë, por me qenë se ka qenë kryeministri i Shqipërisë e ka tepruar me qëndrimin”, tha ai.

Analisti Andi Bushati u shrpeh kundër Haxhiut, ndësa shtoi se në këtë qëndrim të Rmaës kundër Donald Trump nuk sheh asnjë lloj qëndrimi prej intelektuali.

Sipas tij, cilësitë e një intelektuali janë bindja dhe koherenca mbi qëndrimet, vlera këto, që ai personalisht nuk i sheh tek kryeministri i Shqipërisë.

“Vetëm intelektualizëm nuk ka këtu, sepse cilësia e një intelektuali është që të ruajë bindjen dhe koherencën. Çfarë ndodhi me Edi Ramën? Kur Donald Trump ishte në fushatë, kur nga Sorosi deri tek demokratët mendonin se Trump ishte një i humbur, Edi Rama foli atë që mendonte, por kur Trump fitoi ai u shpreh kundër duke thënë se nuk e ka pasur për presidentin, por për kandidatin. Këtu nuk kemi grimca intelektualizmi’, tha ai.

Lidhur me zhvillimet e fundit në SHBA, ku pati trazira dhe hyrje të mbështetësve të Trump në Capitol Hill kundër certifikimit të Binden si president, për Bushatin këto veprime i japin deri diku të drejtë qëndrimit të Ramës kundër Trump, por shton se përpjekjet e tij për të mohuar deklaratën për republikanin janë thjesht të papranueshme.

“Unë jam dakord, që Edi Rama, jo intelektual, por kryeministri i Shqipërisë bëri mirë që e cilësoi ashtu Donald Trump, dhe faktet e fundit në një farë mënyrë e vërtetuan. Ajo që unë nuk jam dakord me Edi Ramën është mënyra se si është u mundur të gëlltiste atë që kishte pështyrë. Nëse dikë që e ke quajtur "turp të njerëzimit", dhe pastaj përpiqet që ky “trup i civilizimit” ty të lavdëron në rastin më të mirë “je një hipokrit shumë i keq”, tha ai.