Shock

“Tradhtia” e BE-së për Shqipërinë mbi vaksinat, Bushati dhe Haxhiu pajtohen në një pikë

Përditësimi i fundit: 13/01/2021 - 20:43
Text size Aa Aa

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përdorur një gjuhë të ashpër ndaj Bashkimit Europian, i cili e ka kritikuar publikisht duke thënë se nuk iu gjend afër Ballkanit Perëndimor për sigurimin e vaksinës anti-Covid.

Kjo ishte një nga temat, e cila mori diskutim në studion e emisioni “Shock” me gazetaren Bruna Çifligu në Euronews Albania. Ndryshe nga netët e kaluara, dy analistët Baton Haxhiu dhe Andi Bushati në këtë temë ishin pothuajse të njëjte në analizë, të paktën në këtë çështje.

Ata kritikuan qëndrimin e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor duke thënë se nuk tregoi ndjenjën e humanizmit. Gjatë fjalë së tij, z. Haxhiu u shpreh se kritikat e Ramës janë të drejta nëse çështjen e shohim në qasjen e humanizmit, por gjithsesi shtoi ai, gjuha e politikanëve shqiptarë ndaj BE-së duhet të jetë e kujdesshme.

“Nëse e shikojmë në aspektin humanitar qëndrojnë kritikat e Ramës ndaj BE, nëse e shikojmë në aspektin parimor të marrëdhënieve me BE dhe rrugës që ne ndjekim, në raste të tilla nuk e di a guxojmë ta kritikojmë BE-në deri në këtë pikë. BE në aspektin humanitar ka premtuar se 22 mln banorëve të Ballkanit Perëndimor t’ua japë vaksinën, dhe i ka premtuar rreth muajit korrik. Në 7 nëntor BE-ja vendosi që Ballkanin Perëndimor ta largojë nga ekskluziviteti humanitar. Kjo është për të ardhur keq. Kjo është përçmim për Ballkanin, dhe kritika e Edi Ramës në këtë aspak dakordoj se është e drejtë dhe fjalitë, që vijën më pas janë të stërmadhuara”, tha ai.

Analisti Andi Bushati, i cili në thelb tha se pajtohet me qëndrimin dhe kritikat e Ramës ndaj BE-së për vaksinat, por tregoi pikën krysore se ku çalon kjo çështje.

“Njëra rastin me vaksinën me Ballkanin Perëndimor nuk është treguar solidare dhe as e drejtë dhe në këtë pikë Edi Rama ka të drejtë. Gjuha e Edi Ramës me këtë Europë që ka plot defekte, që nuk iu gjet as Italisë nuk është një gjë e thjeshtë, e pastër dhe ndershme, po të shikosh trajektoren e qëndrimeve të Ramës ka qenë gjuhë glorifikuese në fillim. Gjuha ka ndryshuar dhe tonet janë rritur duke kaluar vitet”, tha Bushati.