Sociale

Laidi Ferruni: Mund të fitoni 30 mijë euro në muaj përmes internetit

Përditësimi i fundit: 03/01/2020 - 09:22
Text size Aa Aa

Përpos formave tradicionale të punësimit, internet i jep gjithsecilit mundësinë që të gjenerojë të ardhura përmes tij. Pas 17-vitesh punë të përditshme në mjedisin online, Laidi Ferruni së bashku me një mikun e tij ka krijuar faqen me këshilla biznesi në Facebook të quajtur “Make Money Online Albania”.

Pa pasur nevojën e studimeve, por vetëm duke iu kushtuar vëmendje këshillave që japin profesionistët e fushës, sipas Laidit çdokush ka mundësinë të fitojë prej botës virtuale, madje edhe brenda një jave.

“Ka mënyra për të nisur absolutisht pa asnjë kosto, ashtu si ka dhe mënyra për të nisur me një lloj kostoje specifike. Për të hapur një faqe online do të ketë kosto 29 dollarë për të aksesuar atë paketën që të ofron mundësinë për të shitur nëpërmjet internetit. Do të kesh disa kosto reklamimi. Do të duhet të përcaktosh një buxhet reklamimi rreth 100-200 $, kjo varet prej dëshirave të vetë personit dhe nga lloji i produktit që do të shesë”, shprehet Laidi.

Ndonëse paratë nuk janë gjithmonë të domosdoshme për t’ia nisur, sipas Laidit qartësia është kriteri kryesor. Që në nisje duhet të shkosh drejt një linje, e cila mund të jetë shitja online, menaxhimi i faqeve në rrjetet sociale apo gjenerimi i të ardhurave përmes Youtube. Fitimet nga ana tjetër mund të jenë vërtetë të mëdha.

“Unë njoh shumë dyqane këtu që gjenerojnë online rreth 15 mijë euro në muaj, 20 mijë euro në muaj, 30 mijë euro dhe tregu ka potencial edhe për shumë të tjera. Por këtë gjë sigurisht mund ta bëni edhe në tregje ndërkombëtare si Amerika, Gjermania, madje edhe duke mos qenë atje fizikisht. Në fund të ditës kemi të bëjmë me një biznes online”, thotë Laidi.

Të nisësh një biznes online të duhet mbi të gjitha shpirti i iniciativës.

“Merr diçka nga shtëpia, hap një faqje Instagrami dhe përpiqu ta shesësh përmes kontakteve të tua dhe ja ku ke filluar tregtinë tënde digjitale”, shprehet ai i entuziazmuar.

Tregime të lidhura


Warning: filemtime(): stat failed for /home/euronews/cms.euronews.al/media/k2/items/cache/40eea965efdcfb7f2cf48e2873e29681_XS.jpg in /home/euronews/public_html/resources/functions.php on line 1505

Warning: filemtime(): stat failed for /home/euronews/cms.euronews.al/media/k2/items/cache/40eea965efdcfb7f2cf48e2873e29681_S.jpg in /home/euronews/public_html/resources/functions.php on line 1506

Warning: filemtime(): stat failed for /home/euronews/cms.euronews.al/media/k2/items/cache/40eea965efdcfb7f2cf48e2873e29681_Generic.jpg in /home/euronews/public_html/resources/functions.php on line 1507

Warning: filemtime(): stat failed for /home/euronews/cms.euronews.al/media/k2/items/cache/40eea965efdcfb7f2cf48e2873e29681_M.jpg in /home/euronews/public_html/resources/functions.php on line 1508

Warning: filemtime(): stat failed for /home/euronews/cms.euronews.al/media/k2/items/cache/40eea965efdcfb7f2cf48e2873e29681_L.jpg in /home/euronews/public_html/resources/functions.php on line 1509

Warning: filemtime(): stat failed for /home/euronews/cms.euronews.al/media/k2/items/cache/40eea965efdcfb7f2cf48e2873e29681_XL.jpg in /home/euronews/public_html/resources/functions.php on line 1510