Sociale

Ndotja e ajrit në Shqipëri, më të rrezikuar janë personat që kanë probleme me frymëmarrjen

Përditësimi i fundit: 18/01/2020 - 08:45
Text size Aa Aa

Shqipëria nuk renditet mes vendeve me ndotje në nivele të larta të ajrit. Sipas vlerësimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara bëhet e ditur se ajri është i pashëndetshëm për ata persona të cilët cilësohenndjeshëm dhe që shfaqin probleme në rrugët e frymëmarrjes.

Megjithatë në raportin e fundit të OKB cilësohet se qytetarët në rajon janë të ekspozuar në disa nga përqendrimet më të larta të ndotjes së ajrit në Evropë, një nivel rreth 5 herë më i lartë sesa direktiva e Bashkimit Evropian.

Organizata e Kombeve të Bashkuara nxit qeveritë të ndalojnë përdorimin e automjeteve të vjetra, të forcojnë rregulloret mbi emetimet e industrive dhe termocentraleve, duke u fokusuar më tepër në energjinë e pastër.

Termocentralet e qymyrit, makinat e vjetra dhe djegia e drurëve për ngrohje po kontribuojnë  në qarkullimin e një ajri plot toksina qe po na vret në heshtje.

Situata problematike dhe alarmante është raportuar edhe në Kosovë, ku një ditë më parë Instituti i shëndetit publik  ftoi qytetarët që të evitojnë daljen e panevojshme.

Tregime të lidhura