Space

A ka drejtime të caktuara nga duhet të shohim, për të kërkuar jashtëtokësorët?

Përditësimi i fundit: 24/04/2020 - 14:50
Text size Aa Aa

Jemi në Plimuth, në Anglinë Jugore, dhe në Normandi, në Francën Veriore. Për të parë si po përdoren satelitët, në mënyra të reja, novatore, për të kuptuar detin rreth vijave tona bregdetare. Dhe, e fillojmë me një shkencëtar sërfist.

Bob Bruin po vë i pari në zbatim një teknikë të re në oqeanografinë satelitore, duke rrëshqitur me sërf. Ideja e tij është ta përdorë pllakën për të matur temperaturën e sipërfaqes së detit, e më pas ta përdorë këtë informacion për të interpretuar më mirë të dhënat nga sateliti evropian "Rojtar 3". Këto matje janë shumë të nevojshme.