Space

Është mirë ta njohësh armikun tënd

Përditësimi i fundit: 24/04/2020 - 14:54
Text size Aa Aa

Do të hedhim një vështrim tek rreziqet që mbartin asteroidet.

Jemi këtu në Qendrën Evropiane të Hapësirës, me një ekip që gjurmon asteroidet, por fillimisht do të shkojmë në Vjenë për pak mësim historie.

66 milion vjet më parë Toka sundohej nga dinozaurët. Tani ata nuk janë gjë tjetër veç modele e fosile që gjenden në vende si Muzeu i Historisë së Natyrës në Vjenë. Ata u vranë të gjithë nga një asteroid, një masë shkëmbi e metali, mbetur nga formimi i sistemit diellor.